Policia e Kalamatës mori një telefonatë alarmante mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për dy trupa të pajetë që janë gjetur në një kanal në zonën Leika. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e sigurisë, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë vdekur për shkaqe të panjohura.
Tashmë është thirrur një mjek dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ata kanë vdekur.
Deri më tani nuk dihet identiteti i dy viktimave, si dhe kombësia e tyre.