Është arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri që ndodhi këtë pasdite në Kukës. Sipas Policisë, bëhet fjalë për të arrestuarin si Emrli Murtati, i cili gjatë konfliktit për pronën plagosi Festim Axhamin.
Murtati u largua nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi fqinjin e tij Festim Axhami, të cilin e plagosi në këmbë. Ai ka hedhur armën në tokë dhe u largua, por pak minuta më vonë është vënë në pranga nga policia.
I plagosuri Axhami ndodhet në spital, jashtë rrezikun për jetën.