E njoftoi Rama, detajet nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH/ Dyshimet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E njoftoi Rama, detajet nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH/ Dyshimet –

21:49 | 02/06/2023
në Uncategorized
0

Joana Duro, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Laura Shteto, specialiste te zyra e prokurorimeve tek i njëjti institucion, janë arrestuar me urdhër të SPAK në kushtet e flagrancës.

SPAK shprehet se operacioni vazhdon, ndërsa arrestimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që zhvillonte në Tiranë, në kuadrin e atij që e konsideron si “turi i falenderimeve”.

Bazuar te informacionet jo-zyrtare, SPAK ka firmosur disa urdhër-arresti lidhur me korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë, edhe pse nuk dihen detaje. Hetimet ndaj Duros dhe zyrtarëve të tjerë të Shëndetësisë kanë nisur prej kohësh, ndërsa nuk dihet sepse operacioni u finalizua sot, edhe pse nga informacionet e publikuara, duket se SPAK ka pritur të kryejë arrestimin në kushte flagrance, duke qenë se raportohet për sekuestrimin e një shume prej 4 mln lekë.

Në mes të një fjalimi të gjatë, Rama zgjodhi të jepte lajmin e arrestimit të zyrtares, ndërkohë që deri në këtë moment nuk kishte asnjë njoftim apo publikim në media.

Pak minuta pas deklaratës së Ramës, pothuajse në të gjitha mediat u njoftua arrestimi i Sekretares së Përgjithshëm të MSH, dikaster që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, por edhe i specialistes në të njëjtin institucion. Nuk dihet nëse lajmi do të “merrte dhenë” nëse nga salla ku Rama kishte mbledhur mbështetës të PS-së, do të deklaronte arrestimin e një sekretare të përgjithshme, sikundër u shpreh ai, e cila ishte kapur duke marrë para.

Bazuar në publikimet e deritanishme arrestimet kanë të bëjnë me korrupsionin, ndërsa raportohet se në momentin final, është sekuestruar edhe një shumë prej 4 mln lekësh. Gjithsesi zyrtarisht SPAK nuk ka nxjerrë asnjë informacion për arrestimet.

Po kështu, referuar burimeve mediatike, thuhet se gjithçka ka lidhje me një tender me një vlerë prej 2 mln euro, por pa specifikuar se për çfarë tenderi bëhet fjalë.

Emri i Duros nuk është i panjohur për media. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor.

Joana Duro është edhe pjesë e pesëshesh së Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Celibashi, për lobime gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit në mbështetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Klima e mosbesimit çoi në dinamikë të rrezikshme –

Klima e mosbesimit çoi në dinamikë të rrezikshme -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet në Spanjë 26-vjeçari, akuzohet për mbjelljen e mbi 10 mijë bimëve kanabisi në Shkodër –

12:31 | 03/05/2026
Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

12:01 | 03/05/2026
Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –

11:29 | 03/05/2026
Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

11:07 | 03/05/2026
Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –

10:57 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet në Spanjë 26-vjeçari, akuzohet për mbjelljen e mbi 10 mijë bimëve kanabisi në Shkodër –
  • Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –
  • Berisha mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD –
  • Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –
  • Interi bëhet gati të festojë titullin e 21-të, Lautaro do të luajë në ndeshjen historike –
  • Tension dhe bllokim i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet në Spanjë 26-vjeçari, akuzohet për mbjelljen e mbi 10 mijë bimëve kanabisi në Shkodër –
  • Një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës humbi jetën në aksident në Shqipëri, ja pse kishte ardhur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com