Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë është ndërprerë pas tensioneve të krijuara lidhur me listat e votuesve.
Mësohet se në selinë e PD-së në Korçë ka pasur përplasje mes palëve për mënyrën e administrimit të listave.
Në këto kushte, komisionierët kanë marrë kutitë e votimit dhe janë larguar nga ambientet e selisë së partisë.










