Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për dorëheqjen e Ramës, si dhe burgosjen e tij dhe të liderit të PD-së, Sali Berisha.
Qytetarë, aktivistë të mjedisit dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë për të kundërshtuar projektin që, sipas tyre, rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe ekologjike të vendit.
“Nuk ka dialog, vetëm dorëheqje!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet dhe brohorimat që u dëgjuan nga protestuesit gjatë grumbullimit në qendër të Tiranës.
Organizatorët e protestës kanë zgjedhur si slogan të tubimit të sotëm moton: “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, duke theksuar se kundërshtimi ndaj projektit do të vazhdojë derisa autoritetet të tërhiqen nga planet për zhvillimin turistik në zonën e mbrojtur.
“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himbin kombëtar para Kryeministrisë.
Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.
gijotina.com/









