Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

E marta, dita më e ftohtë! Meteorologët: Nxënësit të vishen trashë

Nga Media 0

Viti ka nisur me mot të acartë dhe temperatura të ulëta. Ditën e hënë fillon shkolla, e duke qenë se e hëna dhe e marta, sipas sinoptikanëve do të jenë ndër ditët më të ftohta të janarit, fëmijët rekomandohet të vishen në mënyrë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin.

Meteorologët thonë se janari është i ftohtë, si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë polare, që kanë ndikuar deri në detin Mesdhe.

“15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë, me temperatura të ulëta në vlera negative, e me reshje të pakta. E shtuna ishte dita më e ftohtë e muajit, me temperatura -13 gradë Celsius dhe në zona të caktuara -14 gradë. Gjatë 15-ditëshit të dytë do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore, por temperaturat do të vijnë drejt vlerave normale të dimrit, -5, -6 gradë”, thotë Adiola Bani, meteorologe.

Sa i përket kësaj jave, që shënoi edhe nisjen e shkollës pas pushimeve dimërore, sinoptikanët bëjnë këtë parashikim.

“E hëna do të jetë e ftohtë, me temperatura nga -9 më e ulëta, e 7 gradë më e larta. Ndërsa e marta, që do të jetë dita më e ftohtë e javës që vjen, temperatura do të jetë -11 gradë Celsius në Peshkopi dhe Ersekë. Të mërkurën do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash drejt vendit tonë, që do të sjellin reshje dëbore, pasi mbetemi në vlera negative. Temperaturat do të vijnë duke u rritur deri ditën e premte”, tha më tej Adiola Bani.

http://top-channel.tv/2019/01/06/e-marta-dita-me-e-ftohte-meteorologet-rekomandojne-veshjen-e-nxenesve/?fbclid=IwAR2UveQ070nwFepeX9Hhm4h8Wzya6e3yZDpPwRXEQ5PhYoUYc6wVMuuFmbE

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej