E kisha harruar, por ma kujtoi Danjela

Duhet të lëçisni

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

Nga Rexhina Biba

Pasi pashë “The Voice Kids” të premten që lam pas, mendja ime fiksoi vetëm një konkurrente, Danjelën.

Në fakt, duhet të them një personazh, pasi ajo nuk ishte thjeshtë një konkurrente në atë kompeticion. Ajo ishte shumë më shumë se aq…

Të gjithë kemi nga pak Danjelë brenda vetes, ose më saktë unë besoj që të gjithë e kanë, dhe pse shumica përpiqen ta fshehin atë pjesë të bukur të karakterit. Danjela frymëzoi një Shqipëri të tërë me thjeshtësinë dhe zërin e saj, por ajo ende vazhdon të jetë shumë modeste.

Më bëri përshtypje, kur tha se nuk pret të fitojë “The Voice”, nuk pret as të bëhet këngëtare dhe pse ka “rrëmbyer” dhjetra çmime të para në konkurse muzikore, por me shumë modesti ajo tha se thjeshtë dëshiron të bëhet veterinere dhe të ndihmojë kafshët. Mbi të gjitha, ndryshe nga fëmijët e tjerë, Danjela nuk dëshiron një telefon ose kompjuter, ajo dëshiron vetëm që vëllai i saj, i cili është me sindromën Down të përmirësohet më shumë dhe të përshtatet me bashkëmoshatarët e tij. Duket e pabesueshme, apo jo?!

Një fëmijë në moshën e Danjelës që mendon në një mënyrë që shumë të rritur nuk dinë të mendojnë. Një fëmijë që nuk ankohet te prindërit për të blerë celularin e fundit, por ankohet në heshtje ndaj organeve kompetente se vëllai i saj nuk ka ku mundësi të marrë trajtim të specializuar çdo ditë. Një fëmijë si Danjela që nuk qan, se nuk ka mjaftueshëm lodra në shtëpi, por qan për kecat dhe këlyshët që kanë ngordhur. Një fëmijë që nuk zemërohet me prindërit që u zhvendosën të jetonin në fshat nga pamundësia për të gjetur punë në qytet, por e shijon jetën dhe origjinalitetin e fshatit.

Danjela na bëri të gjithëve për vete me zemrën, thjeshtësinë, talentin, origjinalitetin dhe karakterin e saj të bukur. Ajo na bëri të gjithëve ta duam jetën me gjërat e vogla dhe të bukura që ajo na dhuron. Danjela na mësoi të mos ankohemi se nuk kemi celularin e fundin, makinën luksoze, shtëpinë moderne, apo rrobat e shtrenjta.

Mbi të gjitha, Danjela na kujtoi se në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe të duam veten dhe njerëzit që na rrethojnë, më pas vijnë të tjerat…

mhttps://www.radionrg.al/e-kisha-harruar-por-ma-kujtoi-danjela/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidaturat e tre gjyqtarëve për dy vakancat e përkohshme në GJK. U është ndaluar kandidimi Aldona Sylaj,...