Ditën e djeshme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se lokali është në pronësi të shtetasit T.P, 56 vjeç.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Sakaq, vijojnë hetimet nga ana e policisë për identifikimin e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.