Një alarm për bombë në spitalin e Pejës ka ngjallur panik tek autoritetet. Uniformat e policisë janë informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës rreth orës 12:40.
Sipas mediave në Kosovë, mjeti dyshues është vërejtur nga stafi mjekësor në rrobat e një pacienti. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të larguar njerëzit.
“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes për të bë sigurimin e vendit dhe larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie”, tha zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.