Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sovjan të Korçës ku një 5-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
5-vjeçari është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.
Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë.
Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit, për mjekim më të specializuar.