E frikshme/ Krijesa gjigante hedh në erë varkën me turistë (VIDEO)

0
206

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Meksikë, kur një barkë e vogël që transportonte turistë është goditur rëndë nga një balenë, duke bërë që ajo të ngrihet në ajër.

Videoja e publikuar nga autoritetet në Meksikë tregon momentin e përplasjes së fortë. Tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital.

Autoritetet thonë se një pasagjer tjetër u dërgua nga personeli i marinës në një klinikë. Zëdhënësi i mbrojtjes civile tha se pilotët e varkës mund të mos e dinin se balena ishte nën ujë në atë pikë, ndaj ndodhi dhe aksidenti i papritur.

“Balena doli në sipërfaqen e ujit dhe e ngriti varkën në ajër”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=iQO4hD_zj6E