• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dashuruar me lulet, 80-vjeçarja në Korçë kthen oborrin e pallatit në lulishte

17:13 | 25/08/2018
në Shqiperi
0

Pasionet e njerëzve janë nga më të ndryshmet. Por një 80 vjeçare nga Kosova duket se i tejkalon pritshmëritë e kujtdo. Kimete Bylykbashi është personazhi i vecantë që “Report Tv” ka vendosur të nxjerrë në pah, duke treguar historinë që ajo ka. E moshuara me origjinë nga Suhareka e Kosovës, prej vitesh jeton në qytetin e Korçës. Në jetën e saj ajo ka hasur shumë vështirësi por që e kanë bërë edhe më të fortë. Pasioni i veçantë që ajo ka, janë lulet.

80-vjeçarja ka krijuar e vetme një lulishte të vogël në lagjen ku banon në Korçë. Një lulishte që mesa duket ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët nuk humbin rastin ta përgëzojnë.

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

I trishtë mbetet për të fakti se si ajo ka vazhduar “traditën” e luleve pas bashkëshortit të saj i cili nuk jeton më. Me lot në sy nënë Kimetja tregon se si vendosi të vijonte përkujdesjen mbi lulet e shumëllojshme.

“Ideja e kopshtit ka qënë e tim shoqi. I kishte shumë qejf trendafilat. Donte t’i hidhte pleh por u sëmur dhe u shtrua në spital. I thashë, t’ja hedh unë plehun luleve por më tha jo. Kur të dilte nga spitali do t’ja hidhte vetë. Pas 2-3 ditësh vdiq. Nga ajo që më tha se do ta bënte vetë më ka shtyrë që të punoj më shumë në kopësht. Më pyesin në marr ilaçe dhe i përgjigjem se këto janë ilaçet e mia”, tregonKimete Bylykbashi

Kënaqësia e madhe që lulet i japin të moshuarës nuk ka të krahasuar. Një ndjesi që sipas saj përçohet edhe tek banorët e tjerë të lagjes. Çdo mëngjes nënë Kimetja del nga shtëpia dhe shkon tek lulishtja modeste, por tepër me vlera për t’u kujdesur për lulet. Duke filluar nga ujitja e tyre e deri tek prerja e luleve të dëmtuara apo të thara.

“Në fillim kur u hap ishte me bar dhe nuk e linin qentë e rrugës. Mbollëm pak lule. Pastaj po u pëlqente edhe njerëzve. Më shtynte edhe kënaqësia e tyre që të punoja në kopësht. Tani kudo që shkoj marr lule dhe u ngul këtu. E hap çdo mëngjes kush ka qejf të rrijë këtu dhe të marrë ajër. Në darkë pastaj e mbyll”, thotë Kimete Bylykbashi

Megjithatë, e moshuara nuk është lënë jashtë vëmendjes për këtë aktivitet të vecantë që tashmë është pjesë e rutinës së saj. Edhe banorët e tjerë të lagjes kontribuojnë në përkujdesjen e lulishtes.

Edhe pse duket se problem ngelet mungesa e ujit, duke bërë që fqinjët të mbushin kova nga shtëpitë e tyre. Një situatë që i le në pritje për një përgjigje nga ana e Bashkisë së Korçës.

“Ujë. Nuk dua asgjë tjetër. Vetëm ujë. Më vjen keq për lulet. Sikur i kam fëmijë. I ujis çdo mëngjes. Më vjen keq po të thahem. Më ndihmojnë edhe komshinjtë”, rrëfen ajo.

Historia e 80 vjeçares Kimete Bylykbashi ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve që ndeshen me lulishten e mrekullueshme.

Të shumtë janë edhe ata që vendosin të hyjnë brenda saj për të parë bukurinë që përcjell. Diçka është e sigurt, kjo e moshuar do të kujdeset për këtë lulishte deri në fund të jetës së saj.

http://shqiptarja.com/lajm/pasionantja-e-luleve-ne-korce-80-vjecarja-kthen-oborrin-e-pallatit-ne-lulishte

Etiketa: Kimete BylykbashikopeshtKorçelulelulishtepallat

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
Emigrantët e bllokuar në anije, Bushati: Jemi gati ta ndihmojmë Italinë

Emigrantët e bllokuar në anije, Bushati: Jemi gati ta ndihmojmë Italinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com