Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dyshohet për varrezë masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Nga Ejona 0

Sipas dyshimeve të ngritura ditë më parë mendohet se në kampusin e Universitetit të Prishtinës, konkretisht në hapësirën mbrapa Rektoratit, ekziston një varr masiv me trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Media kosovare KosovaPress ka filmuar zonën në të cilën dyshohet se ekziston ky varr masiv. Gjithashtu ata janë përpjekur të marin një prononcim nga eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu në lidhje më këto dyshime, por kjo gjë ka qenë e pamundur.

Sakaq, dyshimet për ekzistencën e varrezës masive i ka bërë publike ditë më parë vet Gërxhaliu, duke thënë se ka pranuar një dëshmi nga një qytetare. Ajo pretendonte se gjatë luftës ka parë të jenë varrosur disa persona në hapësirën e kampusit të UP-së.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të nisin gërmimet në këtë hapësirë dhe të vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej