Dy lajme shqip, Paris – Tiranë dhe një i tretë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy lajme shqip, Paris – Tiranë dhe një i tretë

08:48 | 04/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Ku ka dy, ka dhe tre. Dy lajme për Shqipërinë erdhën nga Franca në këtë fillim viti. I pari i mirë, i dyti i keq. I pari konfirmues. I dyti paralajmërues. I pari nga pushteti që kërkon të rikonfirmohet në pushtet. I dyti nga opozita që kërkon pozitën. Njëri nga e majta tradicionale që po lundron në ujëra të paqarta elektorale, tjetri nga e djathta ekstreme që synon të kullohet, për shkak të turbullimit masiv të ujrave në Francë dhe në të gjithë Europën.

Presidenti francez pritet të vizitojë Tiranën diku nga muaji mars. Vizita të tilla, për shkak të raporteve dhe të interesave të përbashkëta mes dy vendeve, vlejnë për të nënvizuar pikërisht interesat e përbashkëta mes tyre.

Në këtë mënyrë, kur të ndodhë, do të thuhet se Franca mbështet orientimin europian të Shqipërisë, se vlerëson kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit dhe se nxit intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve duke nxitur depërtimin e kapitalit francez në Shqipëri.

Shqipëria do të falenderojë për mbështetjen franceze në përpjekjet për integrimin europian të vendit, do të premtojë vazhdimin e angazhimit serioz në luftën kundër terrorizmit që kërcënon rrënjët e qytetërimit europian, konsideron nevojën për më shumë qartësi në politikën europiane, kryesisht për shkak të rritjes së pakontrolluar të ekstremizmit në kontinent dhe se do të punojë për të krijuar kushtet më të mira për klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Edhe Franca, edhe Shqipëria do të shprehin bindjen se fryma e tolerancës, harmonisë  dhe bashkëjetesës – sipas shembullit të marrëdhënieve mes besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri – është modeli i vetëm i Europës së nesërme. Ajo Europë, ashtu si Amerika e pardjeshme e të shkuarës, tek emigracioni duhet të shohë  zgjidhjen e problemeve dhe jo një problem të shtuar. Edhe Franca, edhe Shqipëria, do të shprehin angazhimin e dyanshëm për intesifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Në fund të takimit, Presidenti Hollande do të thotë se është mjaft i kënaqur me mikpritjen dhe se do të kujtonte gjithmonë tre lapsat me ngjyra të kryeministrit Rama në marshimin e solidaritetit në Paris dy vjet më parë.

Pak a shumë ky do të jetë njoftimi zyrtar francez dhe thelbi i takimit të nivelit të lartë në Tiranë. Tërësisht normal dhe tërësisht politik. I vlefshëm për të dy palët politikisht, praktikisht, por edhe privatisht.

Hollande me probleme popullariteti në Francë, në prolog të zgjedhjeve presidenciale, ku ai nuk do të konkurojë për një mandat të dytë, është i sigurt që në Tiranë mund të pritet si De Goli në Paris në 1945-ën. Do të dekorohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me gjasë edhe mund të mendojë se nëse francezët do ta donin siç e duan shqiptarët, do të mund të rrinte edhe disa mandate të tjera në presidencë.

Rama me problemet e njohura të vitit të fundit të mandatit të tij të parë, me garën ende të hapur mes premtimeve dhe realizimeve, mes formës dhe përmbajtjes, mes miqve praktikë dhe armiqve retorikë në politikë, e merr këtë vizitë si një një rikonfirmim të vizionit të tij europian dhe si një premtim që ai, mbas bisedës në frëngjisht me Hollande, mund të bëjë edhe më shumë për të nesërmen europiane të të gjithë Shqipërisë, Kosovës, por dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Dhe ky është lajmi i parë dhe i mirë që vjen nga Parisi në Tiranë. Tërësisht normal. Tërësisht i duartrokitur dhe i mirëpritur. Me hir nga e majta dhe me pak pahir nga e djathta.

Lajmi i dytë në të njëjtin aks, nga Parisi në Tiranë, vjen nga mëtonjësja e djathtë e pushtetit të majtë. Marine Le Pen, kryetare e Frontit Kombëtar, përmend Shqipërinë dhe shqiptarët në një intervistë televizive. Ajo thotë se do të duhet të refuzohen të gjitha kërkesat e azilantëve shqiptarë në Francë. “Kërkesat e tyre as nuk duhen shqyrtuar dhe jo më t’u jepet statusi i azilantit”, thotë Le Pen, një e djathtë ekstreme, e cila konkuron për postin e Hollande në presidencialet e vitit të ardhshëm.

Eshtë herët për të folur për shanset reale të të djathtës ekstreme në Francë, por një gjë është e qartë; klima për emigrantët në klubin e pasur europian po bëhet gjithnjë e më e zymtë. Dhe parashikimet “meteopolitike” janë po aq të zymta. Skajet në politikë janë si magnetet: tërhiqen gjithmonë. Tendencat drejt të djathtës, e bëjnë edhe të majtën më të djathtë dhe anasjelltas. Ky është një cikël që përsëritet, në të cilën Shqipëria fatkeqësisht është spektatore në një kohë të keqe e të papërshtatshme. Sepse, fatkeqësisht ka humbur shumë kohë më aksidentet e saj vetjake politike duke shpërdoruar njëri pas tjetrit shance dhe mundësi. Kryesisht, për shkak të egërsisë orientale, me të cilën ka kultivuar politikën e saj vendore të forcës dhe nënshtrimit të paqtë në arenën ndërkombëtare, sepse nuk ka ditur të zgjedhë dhe të zgjidhë të vetmen gjë që duhej të bënte: të afronte normalitet dhe stabilitet.

Ku ka dy, ka gjithmonë edhe tre. Dy ngjyra flamuri shqiptar. Tre ai francez. Po aq lapsa dhe në xhaketën e Ramës në Paris dy vjet më parë. Lajmi i tretë francez në aksin Tiranë – Tiranë u prodhua nga ambasada franceze në Tiranë. Ajo njofton zyrtarisht se është në dijeni të dëshirës së Presidentit Hollande që të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit mars. Por, megjithatë, “…nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite, i cili do të përcaktohet, kur të vijë koha, mes autoriteteve franceze dhe shqiptare, sipas rregullave protokollare”,  thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.

Tre muaj përpara marsit të premtuar, e sigurt është vetëm një gjë: dita e ardhjes së Presidentit Hollande në Tiranë do të jetë një ditë e plotë “live” e gjithë televizioneve dhe një nga ato pak ditë, kur Tirana tërheq vëmendje. Sepse, në fund të fundit, ky është fati i të qenit vend i vogël. Shumë-shumë mund të shërbesh si shërbesh si shembull dhe konfirmim i faktit se të vërtetat nuk janë kurrë as të vetme dhe as vetëm me një fytyrë. Se gjithmonë, ku ka dy, do të ketë edhe tre!

/javanews.al/

Etiketa: EmigracioniFrancois HollandeFronti KombëtarLorenc VangjeliMarine Le PenPresidenti Hollandepushteti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tërmet në Fixhi, alarm për cunam

Tërmet në Fixhi, alarm për cunam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com