Dy vjedhje kanë ndodhur gjatë natës në kryeqytet.
Nga burimet mësohet se fillimisht është vjedhur në Domje një automjet. 4 persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një BMW me targa AA 880 HS në Domje, mjet i cili i përket një shoqërie private.
Pas grabitjes së mjetit, grabitësit janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë-Krujë.
Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit është vjedhur një dyqan në pronësi të O.Y, ku janë vjedhur 15 palë këpucë.