DW: Vaksina ruse Sputnik do të mbërrijë në Gjermani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Vaksina ruse Sputnik do të mbërrijë në Gjermani

11:49 | 10/04/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Qeveria federale do të negociojë me Rusinë për vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tërheq vëmendjen, që të mos nxitet një debat me përfytyrime të gabuara.

“Vaksinat nuk kanë ideologji”, u shpreh kryeministri i Bavarisë Söder, përpara se ai të deklaronte për një marrëveshje paraprake për vaksinën ruse. Tani nisma e tij lidhur me Sputnik V po përkrahet në mbarë federatën. Madje edhe ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn vuri në dukje, se po bisedohet me Moskën për furnizimin me vaksinën ruse. Megjithatë ministri tërhoqi vëmendjen, që të mos nxitet një debat me përfytyrime të gabuara, sikurse u shpreh ai për median publike WDR.

Licencimi, kushtet, afatet, sasia

Porositja e vaksinës Sputnik V duhet të kapërcejë disa pengesa. Spahn theksoi, se fillimisht duhet pritur licencimi i kësaj vaksine nga BE-ja. “Për këtë Rusia duhet të furnizojë”. Për aq kohë sa nuk ka furnizim, nuk mund të ketë as licencim.

Çështja tjetër është porosia, tha Spahn. Komisioni i BE-së ka deklaruar, se ndryshe nga sa është vepruar me prodhuesit e tjerë si BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca – me Sputnik V nuk do të ketë marrëveshje.

EU-Kommissar Thierry Breton | Batterie-Produktion in Europa geplant

Po ashtu duhet të sqarohet, se kur dhe çfarë sasie mund të furnizohet, tha Spahn. “Për të bërë ndryshimin nga gjendja aktuale do të duhet që furnizimet të vijnë në dy deri në katër në muajt e ardhshëm – sepse në fakt për afat më të gjatë ne gjithsesi do kemi mjaftueshëm vaksina.”

“Sputnik V nuk mund të ndihmojë shpejt”

I ngarkuari i Komisionit të BE-së për vaksinat është skeptik. I pyetur nëse mund të ndihmojnë preparatet nga Rusia ose Kina që deri në verë të vaksinohet 70 përqind e të rriturve në BE, Thierry Breton në një blog shkruan: “Druaj, se përgjigja është jo.”

Francezi thekson, se nuk ka arsye të dyshojë në efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinave, që vijnë jashtë BE-së. Por megjithatë për ta vlerësuar këtë është kompetencë e Autoritetit Europian të Barnave EMA. Kjo instancë kryen verifikimet që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë çdo sipërmarrje që do të prodhojë një vaksinë të re, duhet të presë të paktën dhjetë muaj, shkruan Breton. Ndaj duhet të përqendrohemi tek vaksinat, që ndërkohë janë licencuar ose-janë në prag të licencimit në BE.

Sa i sigurtë është prodhimi në Rusi?

Vendi anëtar i BE-së, Hungaria, në shkurt e ka licencuar në nivelin kombëtar vaksinën ruse Sputnik V dhe është duke e përdorur atë. Edhe Sllovakia e Çekia kanë porositur vaksinën Sputnik V, pa pritur licencimin e saj prej EMA-s. Por ndërkohë Sllovakia ka marrë një seri prodhimi të vaksinës nga Rusia, që ndryshon prej serive të tjera të verifikuara ndërkohë nga EMA dhe revista mjekësore “The Lancet”. Autoriteti sllovak i mbikqyrjes së barnave SUKL nuk mund t’i vlerësojë avantazhet dhe rreziqet e 200.000 dozave të livruara. Ndaj për mungesë të të dhënave nga prodhuesi vaksina nuk po përdoret.

Deutschland Coronavirus - Pressekonferenz Spahn

Kryeministrat e landeve gjermane nuk janë në unanimitet

Pavarësisht nga kjo kryeministri i Saksoni-Anhaltit Reiner Haseloff dhe ministri i Shëndetësisë në Mecklenburg-Pomerani, Harry Glawe (të dy kristiandemokratë), shohin shanse të mëdha nga blerja e vaksinës ruse Sputnik V. Ndërsa Saksoni-Anhalt mbështetet edhe tek sugjerimi i qeverisë federale, kurse landet Mecklenburg-Pomerani dhe Bavaria kanë deklaruar, se do të veprojnë në mënyrë të mëvetsishme. Por ka edhe rezerva si p.sh. nga kryeministrja socialdemokrate e landit Renani-Palatinate Malu Dreyer. “Për sigurimin e vaksinave është përgjegjëse qeveria federale”, tërheq vëmendjen politikania socialdemokrate./DW

Etiketa: gjermaniJens Spahnkryeministri i Bavarisë SöderMinistri i ShëndetësisëVaksina ruse Sputnik

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Greva e AlbControl, avokati i kontrollorëve: Janë shoqëruar në 12:00 të natës rreth 24 kontrollorë

Avokati i kontrollorëve flet pas vendimit të gjykatës: Shpirtërisht nuk jam në gjendje t’iu kthej përgjigje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com