DW: Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, numri i infektimeve, në rritje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, numri i infektimeve, në rritje

10:25 | 05/08/2020
në Bota, Kryesore
0

Mecklenburg-Vorpommern, Hamburgu, Berlini, Brandenburgu, Schleswig-Holsteini dhe Nordrhein-Westfalen janë landet e para që deri nga mesi i javës së ardhshme fillojnë mësimin e rregullt shkollor. Pas pushimeve verore mësimi do të zhvillohet normalisht pra, me orar të plotë dhe në formacion të plotë. Sa e suksesshme do të jetë kjo?

“Ne të gjithë dëshirojmë normalitet. Por jemi në një gjendje jo normale”, paralajmëron kryetarja e shoqatës mjekësore Marburger Bund, Susanne Johna, e cila e sheh Gjermaninë në valën e dytë tipike për pandemitë. Numri i infektimeve është në rritje.të vazhdueshme . “Tashmë jemi në një valë të dytë, por më të sheshtë”, tha Johna në një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Në marsin të këtij viti shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Mësimi u bë për muaj të tërë në distancë. Fëmijët mësonin nga shtëpia. Vetëm disa javë para se të fillonin  pushimet verore, ata u kthyen nëpër shkolla në grupe të vogla dhe orar të reduktuar.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Disiplina po bie

Mjekja paralajmëron se vala e dytë mund të frenohet vetëm me zbatimin e rregullave per distancën dhe higjienën, për sa kohë nuk ekzistojne barnat për trajtimin e Covid-19. Por për këtë nevojitet disiplinë, dhe kjo sa vjen e bie te të gjithë qytetarët.

DEutschland | Schulbeginn in Mecklenburg-Vorpommern (picture-alliance/dpa/J. Büttner)Mecklenburg Vorpommern ishte landi i pare qe hapi shkollat pas pushimeve verore

Vetëm jashtë klasave duhet të ruhet distanca. Në klasa vetë kjo nuk do të jetë e mundshme, sepse nuk ka mjaftueshëm mësues. Në landin me popullsi më të lartë, Nordrhein-Westfalen, duke filluar nga klasa e pestë e lartë mbajtja e maskës në klasë është me detyrim.

Që tani mund të thuhet me siguri se në shkolla do të kthehen edhe fëmijët e infektuar. Testet e bëra me pushuesit e kthyer tregojnë se 2,5 për qind e tyre rezultojnë të infektuar. Por deri tani në këto testime vullnetare marrin pjesë vetëm 40 përqind e të kthyerve. Pra, përqindja reale mund të ishte si më e lartë, ashtu edhe më e ulët.  Këtë javë pritet që të hyjë në fuqi një ligj për vendosjen e testimit të detyrueshëm për pushues që kthehen nga zonat e krizave.

Berlin, protesta kunder maskave (Getty Images/AFP/J. MacDougall)Berlin, protesta kunder maskave

Virologia nga Mynihu, Ulrike Protzer, megjithatë paralajmëron se testet negative nuk japin informacion të sigurt për mosinfenktim. Virusi mund të ndodhet në fazën e inkubacionit. “Kjo mund të përjashtohet vetëm nëse bëhet një test i dytë pas katër-pesë ditësh”, tha ajo në një intervistë në ARD.

Autoritetet zyrtare duan ta parandalojnë përhapjen e virusit edhe duke identifikuar dhe  vepruar me shpejtësi në ato zona që janë më të prekura. Spitalet janë  të përgatitura për një rritje të numrit të  pacientëve me COVID-19. Qeveria dhe politikanët  po përpiqen ta ruajnë të përditshmen sa të munden, sepse ata nuk duan kurrsesi që të ketë sërish mbyllje. “Bindja jonë është se një gjendje si në pranverë nuk duhet të ndodhë”, theksoi ministrja e arsimit të landit Schleswig Holstein, Karin Prien./DW

Etiketa: Autoritetet zyrtareDWGjermanianumri i infektimeve në rritjevala e dytë e pandemisë

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Testimet për COVID-19 në Spitalin Amerikan/ Albana Daka: Si duhet të veproni, nëse keni simptoma (film)

Testimet për COVID-19 në Spitalin Amerikan/ Albana Daka: Si duhet të veproni, nëse keni simptoma (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com