Sekuestrohen 255 kg lëndë narkotike në Durrës. Policia ka vënë në pranga një prej poseduesve të drogës, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.
I arrestuari është Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.
Policia e Durrësit bën me dije se rreth orës 22:00 të ditës së premte (30 shtator 2016) është marrë njoftim se një mjet i dyshimtë po lëvizte në zonën nga Gjiri Lalzit drejt Kepit të Rodonit.
Është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar Denaldo Kollovi, dhe në pronësi të shtetasit F.M, i shpallur në këkim. Policia thotë se këta shtetas do ta transportonin drogën nga Shqipëria për në Itali.