Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur në flagrance me 600 gramë heroine. Në pranga janë vënë 25-vjeçari Julian Shaqja, marinar në tragetin e anijes Durrës-Bari dhe 23-vjeçari Klevis Çopa, banues në Durrës
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre në pikën e kalimit kufitar të pasagjerëve në Portin Detar Durrës, në çantën e dorës së shtetasit Julian Shaqja iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 600 gramë heroinë.
Në vijim të hetimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Ç., 24 vjeç, banues në Durrës, organizator i trafikut të lëndës narkotike. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit H.Ç., 56 vjeç, banues po në Durrës, babai i shtetasit Klevis Çopa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka kundërshtuar pononjësit e policisë.