Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij, në lagjen 16 në qytetin e Durrësit në afërsi të një shkolle.
I dëmtuari është shtetasi K.P. 16 vjeç, banues në Shënavlash Durrës”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se autori dhe i dëmtuari studionin në të njëjtën shkollë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë, tip biçaku me mbishkrimin ”CriVit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.