Duke shikuar nga qielli, të jetojmë si vëllezër mbi tokë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duke shikuar nga qielli, të jetojmë si vëllezër mbi tokë

10:41 | 08/03/2021
në Kryesore
0

Nga dom Gjergj Meta

Shalom! Shalom! Shalom! Tri herë përsëriti në gjuhën aramaike fjalën “paqe” Papa Françesku në Karakosh, përballë shëmbëllimeve të shkatërrimit dhe gërmadhave, duke dhënë kështu mesazhin e paqes dhe pajtimit për të ardhmen.

Terrorizmi nuk mund të ketë fjalën e fundit. Paqja, vëllazërimi dhe miqësia midis njerëzve me besime dhe etni të ndryshme janë të mundura.

Read more

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

Papa Françesku udhëtoi për në Irak duke sfiduar covid-in dhe terrorizmin. Po! Ishte një udhëtim për Paqen, mjaft i ngjashëm me atë të një tjetër Françesku, atij të Asizit, të 800 viteve më parë, i cili në rrëmujën dhe gjakderdhjen e kryqëzatave përballoi rrezikun dhe takoi Sulltanin Malik-Al-Kamil.

Mesazhet që u dhanë, simbolet që u kryen kanë entuziazmuar shumë njerëz, të gjjthë ata që kanë për zemër një shoqëri njerëzore ku besimi në Zot, përkatësitë e ndryshme etnike apo racore, bindjet politike, nuk i bëjnë njerëzit armiq, por dialogues për të mirën e të gjithëve.

Edhe në 2014 kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, foli për vëllazërim midis shqiptarëve që megjithëse me besime të ndryshme, dinë të gjejnë dhe e kanë gjetur gjithmonë rrugën e bashkëjetesës. Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo gjë nuk po ndodh me ata që kanë vizione e bindje të ndryshme politike. Këto të fundit kanë krijuar konflikte të ashpra e shpesh pa rregulla, sikurse të kishim të bënim me një xhungël dhe për rrjedhojë, me nevojën për mbijetesë.

Por le të kthehemi të Papa Françesku në Irak. Ai tregoi edhe një herë koherencë me çka ka predikuar qysh në fillimet e pontifikatit të tij, madje duke u kthyer në një shembull për të gjithë ne dhe për këdo që ka një angazhim publik.

Ai vizitoi Mosulin, Ur (vendin e Abrahamit), Karakoshin e martirizuar nga terroristët e Daesh-it. Mesazhet e tij ishin sa shpirtërore aq edhe politike. Ai i inkurajoi të krishterët që të mos e braktisin vendin, që të rindërtojnë traditat e tyre të lashta, t’i ruajnë ato dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit. E një rezultat i parë politik ishte pikërisht pranimini i genocidit nga ana e parlamentit iraken ndaj minorancave, grave dhe fëmijëve, jazidi, të krishterë e kurdë.

Sigurisht rruga e paqes është e gjatë, e mundimshme. Është një proces që shpesh ka edhe të papritura e ndeshet me caqet e natyrës njerëzore, me interesa të vogla e të mëdha të individëve dhe të industrive të naftës, si edhe me urrejtjen që kanë shkaktuar plagët. Por këto gjëra nuk e bëjnë të pamundur paqen.

Faleminderit Papa Françesku për këtë udhëtim shprese dhe paqeje. Kthim të mbarë në Romë!

Etiketa: dom Gjergj MetairakKarakoshPapa FrançeskuPapa Françesku vizitoi Shqipërinë

Të Lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:32 | 16/05/2026
0

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu...

Para
Rama justifikon largimin e mbi 500 miijë shqiptarëve: Pa emigracion masiv, do kishim vdekur

Rama justifikon largimin e mbi 500 miijë shqiptarëve: Pa emigracion masiv, do kishim vdekur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com