• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet të këndellet PD-ja me kaçislamizma në kushte fshati?

19:01 | 09/09/2016
në Uncategorized
0
Aktiviste te shoqerise civile dhe deputetet e PD, Kastriot Islami dhe Flamur Noka, gjate nje proteste perpara Bashkise se Tiranes, kunder ndertimit te nje parku lojerash tek liqeni artificial I Tiranes. Prej disa ditesh Bashkia e Tiranes ka filluar punimet per ndertimin e nje parku lojerash per femije ne zonen e parkut te liqenit.	/r/n/r/nLawmakers Kastriot Islami and Flamur Noka and Activist of open society organization during a protest in front of Tirana's City Hall against a construction in the national park of Tirana, on February 22, 2016. A group called them PT self 'Defenders of Nature' destroy a fence builded by Tirana's municipality were planned to build and will be a lot of tree cuts.

Shënim nga tesheshi.com

Fillimet e rënies së komunizmit në Shqipëri, bartnin njëherësh dhe shumë prozelitizëm politik. Komunistë prej vitesh apo rioshë, braktisnin teserat e i bashkoheshin kauzës së re, gati dehëse të demokracisë. Vetë “ati” i saj, Sali Berisha, ishte simbol i këtij prozelitizmi politik, krejt të përligjur për kohën, frymën e saj, furinë e papërballueshme për të qenë demokrat, deri dhe i orëve të para.

Lexo edhe

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Ai vetë, do ishte prej atyre që heshturazi, si pa u ndjerë, kaloi në kampin e djathtë, duke u lënë të kuptuar mbështetësve të flaktë, që, më tepër se për një bindje të gabuar politike, ai ishte një “viktimë” sistemi, i detyruar për të qenë komunist nga rengjet e një kohe, e jo zgjedhje e lirë e tij.

Por, kjo sjellje vijoi edhe vite më pas, për të mbërritur në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, ku për të dytën herë, PD-ja shpall konvertimin politik të disa të majtëve të zhgënjyer asaj ane.

Ditë pasi shpalli që një dyqindëshe socialiste kishte kaluar në kampin e saj, vjen dhe lajmi i ndjekjes së këtij riti nga dy të tjerë, ku njëri prej tyre edhe funksionar lokal i PS-së. Dhe mundet që të jetë vërtet kështu. Nuk është ndonjë çudi. Por, narrativa e njoftimit të PD-së nuk e nderon si parti. Madje lë vend për shumë intepretime ironike, dhe pa dyshim ulje në maksimum të vlerës së kumtit politik të përcjellë për opinionin.

E para, nëse të larguarit nga PS-ja kanë fluturuar për tek PD-ja, kjo e kompromenton rëndë aktin e tyre. Ata vërtet mund të jenë të zhgënjyer nga partia, por në çastin kur kalojnë tek kampi tjetër përballë, deri dje kundërshtar, për të cilat duhet të kenë ekzistuar dhe arsye ideologjike veç atyre pragmatike – si të thuash, një post a vend pune –  atëherë sjellja e tyre ngjan si kaçislamizëm. Dhe ne e dimë se Kastriot Islami në PD është ndër gjërat më qesharake që ka prodhuar politika shqiptare veç atyre dramatike.

Dhe PD-së, të tilla anëtarësime nuk i bëjnë nder. Ajo duhet të jetë e kënaqur politikisht me zhgënjimin e tyre, makar edhe me grisjen e teserës faqe botës, por kur ata kalojnë në prozelitizëm politik, kjo më pas bie erë jo të mirë.

Më tej, tek teksti i PD-së lidhur me aktin e dy socialistëve, drama e tyre politike ngjan si personale. Mes rreshtave,  të duket se ata ndihen dhe “zhgënjyer” dhe të “braktisur” në emër të fatit të tyre personal e jo të atij shoqëror. Dhe me të tilla “zhgënjime” e “braktisje”, politika shqiptare është plot, në çdo kohë e në dy kahjet; që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë risi befasuese, aq më tepër që fushatat i kanë këto. E vetmja gjë trishtuese në këtë mes, është këndellja e PD-së nga kaçislamizma, të ndodhura tashmë edhe në kushte fshati, veç metropolit.

Etiketa: fshatikaçislamizmaKastriot Islamikëndelletkonvertimprozelitizmi politiktesheshi.com

Të Lidhura

Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

nga 27
10:01 | 24/03/2023
0

Kryeministri Edi Rama takoi dje homologun e tij britanik, Rishi Sunak, duke u bërë i pari kryeministër që takon kreun...

lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

nga 27
09:53 | 24/03/2023
0

SPAK ka sekuestruar një vilë në Palasë. Dyshohet se vila është e ish gruas së Ahmetajt. Ish-gruaja e Ahmetajt ka...

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

nga 27
09:43 | 24/03/2023
0

Europiani “Gjermani 2024” luan ditën e dytë të fushatës kualifikuese ku në fushë do të zbresin përsëri emra të mëdhenj....

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

nga 27
09:37 | 24/03/2023
0

Arbër Maliqi 37 vjeç u arrestua nga policia në Gjirokastër, pasi dyshohet se shpërndante heroinë. Atij i është sekuestruar një...

Para
Foto e rrallë/ Dita e dasmës

Foto e rrallë/ Dita e dasmës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023
Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

09:43 | 24/03/2023
Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

09:37 | 24/03/2023
Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

09:29 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –
  • Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –
  • Ky Kristi shumë sensual –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com