Duart e njeriut që nuk përmbushi ëndërrën, por dashuroi punën

Duhet të lëçisni

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Nga Sonila Alushi

I ri ëndëronte të bëhej inxhinier dhe në shkollë ishte më i zoti nga të tërë. Por, ishin dhjetë vetë në shtëpi, kishte shtatë vëllezër e motra dhe ai qe një nga dy më të mëdhenjtë. Duhet të ndihmonte familjen. Kështu, menjëherë pas shkollës së mesme (që ishte asokohe të arsimoheshe jo pak) filloi të punonte në Metalurgjik, ku i duhej të punonte me metalet e rënda, me të cilat furnizohej e gjithë industria e shqiptare.

Kur isha e vogël dhe ai tregonte për ato dy furnalta, në të cilat hekuri përskuqej dhe shkrihej si me qenë gjalpë, më dukej një punë shumë zbavitëse! Ndoshta, ngaqë ai e rrëfente në një mënyrë zbavitëse, pasi e donte punën. E do ende punën, daja im.

Kur arrita në Itali, atë e gjeta atje së bashku me familjen. Herë pas here në darkat familjare (kam tre dajallarë me familjet këtu), kur shprehja idealet e mia gjithë rrëmbim dhe kokëfortësi si një 20 vjeçare, me bindjen se mund të ndryshoja edhe universin, shumë nga të afërmit e mi më kritikonin duke më shkurajuar, teksa më mbanin për ëndërrimtare. Më shumë se sa shqetësoheshin, besoj se dëshironin të më mbronin nga zhgënjimet. Atëherë më hipte gjaku në kokë, nxehesha, rebelohesha, grindesha. Por, daja Ali jo. Ai, pa hyrë në debat (nuk di të marrë pjesë në tollovi daja Ali, nuk di ta ngrejë kurrë zërin), më merrte mënjanë dhe më thoshte që ishte e drejtë, se isha një vajzë përsëmbari, e fortë, e mençur dhe nuk duhet t’i kushtoja rëndësi këtyre kritikave, nuk duhet të dorëzohesha.

“Ata janë dorëzuar Sonila, dhe nuk e kanë shumë gabim, sepse kanë parë shumë, janë lodhur. Por, ti nuk duhet të dekurajohesh, ec përpara, unë besoj tek ty.”
Këto janë duart e tij, duart e një saldatori 62 vjeç, i cili nuk mundi të realizojë ëndërrën e tij të madhe, por nuk e humbi kurrë pasionin dhe dashurinë për punën, për njerëzit, për jetën. I shoh këto duar dhe mendoj gjithë historinë që kanë brenda, atë që kanë parë dhe sytë e tij që shkëlqejnë nga mallëngjimi, të cilët nuk mund t’i përshkruaj dot.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Vrau gruan dhe sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm

Psikiatri grek Dimitris Souras e ka përshkruar Babis Anagnostopulos, pilotin që i mori jetën bashkëshortes së tij britanike, një antagonist naiv që besoi se...