Dua Lipa në videon e realizimit të kampanjës për “YSL” prezantohet si “këngëtare nga Londra” dhe komentet nga shqiptarët kanë vërshuar postimin e saj.
“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja.
Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre. Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku u rrit.
Kjo deklaratë e këngëtares na ka habitur të gjithëve, pasi Dua është përpjekur në maksimum që të ngrejë emrin e Kosovës.
https://www.instagram.com/p/B2MTNWqhML_/

