Dronët iranianë shkelin sanksionet për Rusinë, “kamikazët” po vrasin civilë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dronët iranianë shkelin sanksionet për Rusinë, “kamikazët” po vrasin civilë

11:38 | 18/10/2022
në Uncategorized
0

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pajtohen me aleatët perëndimorë që Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë shpërthyes, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Kievi është goditur me të ashtuquajturit “dronë kamikazë” më 17 tetor, të cilët janë lëshuar nga Rusia, mirëpo besohet se janë prodhuar nga Irani.

Për sulme të reja është raportuar në Ukrainë edhe më 18 tetor, duke shënjestruar infrastrukturën kritike të energjisë. Ende nuk dihet nëse dronët kamikazë janë përdorur edhe për sulmet e së martës. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se pajtohet me vlerësimet franceze dhe britanike që dronët shkelin rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo rezolutë, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ua ndalon iranianëve transferimin e disa pajisjeve teknologjike ushtarake. Ukraina ka identifikuar dronët si armë iraniane, Shahaed-136. Ata quhen dronë kamikazë pasi dy pilotë ushtarakë japonezë kanë kryer misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore. Këta dronë shpesh nisen në grup dhe vështirë vërehen përmes radarit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ka planifikuar që të dërgojë qindra dronë të tillë në Rusi dhe se secili kushton 20.000 dollarë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Edhe Ukraina ka përdorur “dronë kamimazë” – përfshirë një model të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne besojmë se këta dronë, që janë transferuar nga Irani në Rusia, dhe janë përdorur nga Rusia në Ukrainë, janë në mesin e armëve që do të mbesin nën embargo sipas rezolutës 2231”, ka thënë, Vedant Patel, nga Departamneti amerikan i Shtetit.

Irani hedh poshtë mundësinë e furnizimit të Rusisë, mirëpo Patel ka thënë se SHBA-ja “ka bërë të ditur publikisht se Rusia ka pranuar dronët nga Irani dhe që kjo gjë ka qenë pjesë e planit të Rusisë për të importuar qindra dronë iranianë”.

Ai ka thënë se ekzistojnë “dëshmi” të mjaftueshme për përdorimin e tyre nga ana e Rusisë në Ukrainë. Sulmet ruse kanë shënjestruar të hënën infrastrukturën kritike në Kiev, në Dnjipro dhe Sumi, dhe për pasojë shumë qyteza dhe fshatra kanë mbetur pa energji, ka thënë Qeveria në Kiev. Të paktën tetë persona janë vrarë – katër në Kiev dhe katër në Sumi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta mbajnë “Rusinë, përgjegjëse për krime lufte”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Patel ka thënë se thellimi i aleancës në mes të Rusisë dhe Iranit është diçka që e gjithë bota duhet ta shohë si kërcënim. Rusia dhe Irani kanë ofruar ndihmë ushtarake kyçe për presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile të Sirisë. “Kushdo që bën biznes me Iranin, që mund të ketë lidhje me dronët, me zhvillimet rreth raketave balistike, apo me bartjen e armëve nga Irani në Rusi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë që të përdorin sanksionet”, ka thënë Patel.

Sulmet e së hënës janë regjistruar pasi Rusia ka nisur një mori raketash në Kiev dhe qytetet tjera ukrainase një javë më parë. Analistët perëndimorë besojnë se armët iraniane janë duke i ndihmuar Rusisë që të vazhdojë sulmet me rreze të gjatë, pavarësisht mungesës së precizitetit të raketave.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke mbledhur po ashtu të dhëna për dronët iranianë dhe është i gatshëm të veprojë – duke dhënë shenja për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja. Negociatat për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, janë bllokuar tani për tani. Sipas marrëveshjes me fuqitë perëndimore, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetet bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike./REL

Etiketa: dronëIraniRusisanksione

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tentoi të vriste Kevin Shabanin, shpallet i pafajshëm Bardhok Noka

Tentoi të vriste Kevin Shabanin, shpallet i pafajshëm Bardhok Noka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com