Mazhoranca dhe opozita duket se po shkojnë drejt marrëveshjes përfundimtare për Reformën në Drejtësi. Burime nga PD-ja bënë të ditur se është rënë dakord për shumicën e çështjeve duke shkuar drejt një zgjidhjeje të propozuar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, sipas së cilës, për çdo çështje teknike të reformës të merret asistenca e OPDAT, EURALIUS. Është fjala për ato çeshtje për të cilat palë mund të mos bien dakord.
Po sot është rënë dakord edhe për një çështje tjetër të rëndësishme siç ishte ajo e varësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mazhoranca dhe opozita vendosën sot që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga Prokuroria e Përgjithshme. Këto marrëveshje u arritën sot në tryezën e dialogut për reformën në drejtësi.