Dosja “Peza”: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “Peza”: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”

18:53 | 21/04/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Alfred Peza po shkon para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke paguar kështu gjithë “gjynahet” e shtypit informal shqiptar dhe duke u bërë ilustrimi më i mirë, përse në Shqipëri askujt nuk i intereson që shtypi të jetë i formalizuar dhe konkurrent në treg, duke jetuar me mundësitë e veta, si mall që shitet e blihet. Gracka, në të cilën politika ka futur shtypin shqiptar, zuri të parin Alfred Pezën, një shembull tipik i një gazetari të përdorur në maksimum për interesa të disa pronarëve të shtypit, si krijues dhe menaxher i suksesshëm i mediave, të cilat ata kanë investuar me para informale.

Alfred Peza ka fituar gati një milion euro për 15 vjet punë, si drejtues i mediave në së paku disa detyra kyçe që ai ka pasur si themelues dhe drejtues afatgjatë “Ora News”, gazetës “Korrieri”, Gazeta “Shekulli”, “Vizion Plus” e kështu me radhë. Të ardhurat e tjera janë brenda kufijve normalë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të gjithë ne që e njohim historinë e tij, e dimë që ai është paguar rreth 10 mijë euro në muaj nga “Ora News”. Unë nuk e di sa fuqi ka sot pronari i “Ora News” ta deklarojë atë që na deklaronte, kur e pyesnim ne për pagën e kolegut tonë dikur, por kjo është e vërtetë. E vërtetë po ashtu është që është paguar në “cash” si dhjetra drejtues të tjerë të lartë të medias shqiptare nga pronarët e tyre, që janë paguar me dy bordero.

Historia e shtypit shqiptar në tranzicion është e gjitha një histori e pisët korruptive, që buron nga lidhjet e shtypit me politikën dhe nga tinzaria e politikës, që nuk vendosi kurrë rregulla të qarta fiskale për shtypin dhe i ktheu botuesit në sundimtarë të jetës sonë politike, duke ua lidhur këtë zinxhir tek këmbët.

Alfred Peza ka përgjegjësi personale që nuk ka këmbëngulur në formalizimin e të ardhurave të tij nga botuesit, me të cilët ka punuar. Ka po ashtu përgjegjësi që në fillim të këtij debati, nuk doli të thoshte të vërtetën e thjeshtë, se kush e ka paguar dhe sa e ka paguar, por tentoi të merrej me letra formale, të cilat janë po ashtu të pafuqishme për të bindur askënd. Ai gaboi, kur tentoi të mbrohej dhe të justifikonte një fenomen të shëmtuar të informalitetit në gazetarinë shqiptare, ku ai është viktimë. Ai thjesht duhet ta pranonte atë dhe të përballej ndoshta dhe me dorëheqje nga politika, për shkak të saj.

Por e vërteta e hidhur e tij, është e vërteta e çdo drejtuesi të lartë të shtypit shqiptar, në raport me botuesit e mëdhenj në Shqipëri.

Shtypi shqiptar është mbajtur nga politika si një “kone” me zinxhir floriri, që të “lehte” për llogari të saj, dhe për këtë është paguar shtrenjtë, dhe po e paguan shtrenjtë. Viktima e parë e tij duket se po bëhet Alfred Peza, i cili nuk është as më i paguari, dhe as më tipiku i këtij fenomeni. Fituesit e mëdhenj të historisë korruptive të shtypit shqiptar janë botuesit e tij, janë ata që kanë nuhatur se rruga më e mirë për t’u bërë të rëndësishëm në këtë vend, është të investojnë në media në rrugë informale dhe të kapin politikën dhe shtetin.

Alfred Peza dhe gazetarë të tjerë, të paguar kaq shumë, janë viktima dhe bashkëfajtorë të këtij sistemi, por jo përgjegjës për të.

Le t’i marrim disa fakte me radhë. Si mund të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda një gazetar, i cili është mirëpaguar për interesa të pronarit të tij dhe të mos hetohet as një botues shtypi për origjinën e parave në biznesin e tij në shtyp. Alfred Peza dhe gjithë kolegët e sërës së tij si kryeredaktorë apo drejtorë gazetash e televizionesh, janë paguar nga pronarët. Kjo tregon se shkalla e informalitetit në ato redaksi ka qenë maksimalisht e lartë dhe ato janë lejuar nga politika shqiptare si një koncesion për botuesit. Mendoni ju se tatimet kanë pasur fuqi të shkelin në derën e Kokëdhimës, Frangajt, Ndroqit apo dikujt tjetër për të kërkuar llogari? E pamundur. As do kishin arritur të ktheheshin mbrapsht në zyrë. Botuesit janë ende të paprekur dhe nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, ndërkohë që një kryeredaktor shkon të lajë gjithë mëkatet e tyre. Kjo është dhe arsyeja që ndaj Pezës ka kaq pak solidaritet nga botuesit dhe gazetarët e mirëpaguar. Te gjithë kanë frikë se dikush do t’u drejtojë gishtin dhe duan të bëjnë sikur “nuk janë si Peza”

Le të nisë një hetim serioz si janë ngritur perandoritë e mediave të mëdha në Shqipëri, si kanë arritur kapitalet e tyre në miliona euro, si kanë përfituar nga paratë publike dhe pronat publike, nga lejet e ndërtimit apo lidhjet me politikën dhe aty del lehtë se kush ka përfituar më shumë, botuesit apo gazetarët që janë përdorur nga ata si të rekrutuar. Kjo është sikur të dënojmë Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Andi Bejten apo Sonila Meçon, pse pranuan një pagë 20 mijë euro në muaj e më shumë në disa raste, nga pronari italian i “Agon Channel”, ndërkohë që ai është në hetim për evazion fiskal në Shqipëri, apo që njerëz të afërt të familjes së tij janë dënuar për lidhje me mafien e plehrave në Itali. Sido që të jetë e vërteta, drama e gazetarëve shqiptarë është që janë përdorur nga tipa të tillë, qofshin shqiptarë apo italianë, dhe ky është një çmim që po e paguan autoriteti i tyre në shoqërinë shqiptare, por nuk janë ata që e kanë vendin para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Së dyti, duhet të shikojmë sjelljen politike të qeverive ndaj mediave ku ka punuar Alfred Peza. “Shekulli” ka qenë gazetë e Kokëdhimës, e lidhur ngushtë me ish-qeverinë socialiste të viteve 2000, “Korrieri” ka qenë pjesë e grupit “Klan”, të lidhur në atë kohë me Fatos Nanon, deri në vitin 2005. Alfred Peza ishte drejtues prej fillimit të gazetës, derisa ajo u shit. Ai është paguar formalisht dhe jo formalisht prej tyre. Pastaj pas vitit 2006 ka punuar si drejtor i “Ora News”, televizion i ri, që u ngrit prej tij dhe hyri në treg falë tij dhe për mua është e justifikueshme ajo pagesë. Problemi është se ai është paguar në rrugë informale, jo se ka pasur dëshirë, por se ashtu i është imponuar statusi i tij si drejtues i asaj media në atë kohë. Të vetmit që i kanë dhënë pagë të lartë, afërsisht 10 mijë dollarë në muaj, janë pronarët e “Vizion Plus”, të cilët e kanë deklaruar pagën dhe kanë paguar tatimin në burim.

Tani si është e mundur që botuesit e tyre të bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë dhe partneri i tyre të shkojë para Gjykatës së Krimeve të Rënda? Shpjegimi është thjeshtë tek vazhdimi i nevojës që ka politika për një shtyp informal që ta ketë në dorë sa herë të ketë nevojë.

Së treti, të shikojmë dhe procedurën ligjore. Alfred Peza duhet të ishte gjykuar një herë në Gjykatën e Lartë për pjesën civile të hetimit, pastaj të shkonte tek Krimet e Rënda, nëse kishte vepër penale. Duke shkuar tek Gjykata e Lartë, hetimi për pjesën civile do të vërtetonte gjithë këto që thashë më lart, do të vërtetonte informalitetin e shtypit shqiptar, mungesën e dokumentacionit, boshllëkun që kanë kompanitë në dokumentacion pas pesë vitesh dhe në fund do nxirrte një faturë dëmi që i kanë shkaktuar informaliteti i tij, i cili në fakt nuk është vetëm i tij, ndaj taksave të shtetit. Dokumentacioni në redaksi ruhet deri në dhjetë vjet, dhe tani ai nuk ka ku të gjejë listat e honorareve, për të cilat pronarët s’kanë paguar tatimet, as shpërblimet apo përqindjet e reklamave. Ai nuk mund të bëhet përgjegjës për diçka që nuk e ka më në dorë dhe që e ka kryer i diktuar nga rrethanat, në të cilat zhvillohej shtypi shqiptar.

Duke e çuar tek Gjykata e Krimeve të Rënda, me një procedurë ekstra ligjore, që aplikohet për herë të parë për një rast si ky, barra e provës i kalon Alfed Pezës për ta provuar dhe ai nuk ka çfarë provon, përveç një deklarate të sinqertë që paratë ja kanë dhënë “cash” dhe për këtë të ballafaqohet me pronarët.

Vendime të tilla ekstreme “për të bërë shembull” dikë, i cili në fakt nuk ka ndonjë rëndësi politike dhe nuk është më në media, është një akt tinzar, i pandershëm dhe që tregon se si gjithë palët duan të lajnë duart nga një fenomen, me të cilin kanë bashkëjetuar dhe kanë përfituar.

Siç e ka përshkruar dhe vetë Peza, “i vetmi aktivitet që unë kam ushtruar, që është edhe veprimtaria ime e vetme ekonomike, është gazetaria”. Dhe ne jemi të bindur se ai këto para i ka fituar si drejtues mediash. E kuptoj këtë irritimin populist, pse ai ka fituar aq shumë e pse disa gazetarë kanë fituar pak, por nuk dua të bie në banalitetin e një populizmi të tillë. Ai është paguar se dikush ka pasur nevojë për të, ta paguante aq, për t’i bërë punën, dhe ai e ka bërë.

Në këtë histori ka vetëm një dëm ekonomik ndaj shtetit shqiptar për faj të pronarëve, për të cilin ai është edhe vetë fajtor. Nëse dikush tjetër ka fakte që Alfred Peza ka bërë para me drogë, apo punë të tjera të padeklaruara, mund t’i paraqesë, por nuk ekzistojnë. Ai është përgjegjës që nuk ka këmbëngulur të formalizohet paga e tij, por si ai janë qindra gazetarë shqiptarë, si ata që janë paguar shumë mirë dhe ata që janë paguar shumë keq. Kaq sa i përket gjykimit ndaj tij si gazetar.

Si politikan është çështje tjetër. Kjo histori e dëmton atë politikisht, por kurrsesi të trajtohet si një kriminel, ndërkohë që botuesit e tij dhe ata që e kanë paguar janë njerëz “të respektuar” nga politika dhe drejtësia, që vazhdojnë të zhvasin para publike e prona publike dhe para të cilëve politikanët dhe njerëzit e drejtësisë shpesh përulen.

E kaluara e tij informale si gazetar, e bën atë një politikan në siklet, por jo një politikan kriminel, siç duan ta bëjnë shembull. Nëse doni ta pastroni politikën nga krimi, apo median nga krimi, ka rrugë shumë më të thjeshta për të verifikuar ata që janë milionerë pa punuar asnjë ditë. Alfred Peza është në këtë rast një viktimë që politika e tërhoqi në moçalin e vet dhe aty po e mbyt si një viktimë. Dhe ky është faji i vetëm i tij, që ra në këtë kurth. Po të kishte vjedhur si politikan, apo larg qoftë të kishte vrarë, do ta kishim në krye të vendit. Ndoshta dhe duke na kërcënuar.

/gazetatema.net/

Etiketa: Alfred PezaDosja “Peza”: Historia e një “shembulli” që duan ta shesin “për shembull”Gazeta “Korrieri”Gazeta “Shekulli”Gjykata e Krimeve te RendaMero BazeOra NewsVizion Plus

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Çështja Shullazi/ Nën hetim edhe tre gjyqtarë

Çështja “Shullazi”/ Gjykata vendos të pushojë çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com