Lidhur me dorëheqjen e mjekëve të Urgjencës së QSUT, kryetarin e PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se ky është një akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve e që tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.
“Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit të eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”. I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të Urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”, ka thënë kreu i opozitës.
Sipas Bashës, “mjafton që Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”.