Donald Trump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri

15:42 | 16/04/2018
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se bota mund të hyjë në luftën e tretë botërore, Siria u gdhi nën raketat e tre fuqive më të mëdha perëndimore. Shkaku i bombardimeve ishte përdorimi i armëve kimike nga regjimi i Asad kundër popullsisë civile, pikërisht i atyre armëve kimike që në bazë të marrëveshjes Kerry – Lavrov duhet të shkatërroheshin në Shqipëri.

Gjatë dy javëve të fundit bota e qytetëruar u gjend në të njëjtën rrethanë si në vjeshtën e pesë viteve më parë. Dhe atëherë, Asad kishte kryer sulm me armë kimike. Perëndimi u alarmua dhe vendosi të reagojë energjikisht. Presidenti i atëhershëm Barak Obama deklaroi se do bombardojë Sirinë, jo vetëm si një masë ndëshkuese, por dhe për të larguar një të çmendur që mban peng Lindjen e Mesme. Krahas tij u rreshtuan menjëherë Kameron dhe Hollande. Por, në çastin e fundit, në kohën kur të gjithë prisnin trajektoret e raketave, gjithçka u përmbys. Kamerunit ju lidhën duart nga një votim i dështuar në Dhomën e Komunave, ndërkohë që Obama ndryshoi kryekëput qëndrim duke e lënë të izoluar Hollande. Imagjinoni: një president francez, një president socialist francez këmbëngulte për të çuar aeroplanmbajtëset, ndërsa një president amerikan u tërhoq. Kurrë s’kishte ndodhur më parë. Obama ra në grackën e Putin. Pranoi të niste për negociata shefin e tij të diplomacisë për të gjetur një zgjidhje paqësore. Në bisedimet Kerry – Lavrov u vendos që bombardimi i Sirisë do shmangej, sepse Siria pranon shkatërrojë gjithë arsenalin e saj të armëve kimikë. U vendos që ky arsenal të shkatërrohej në Shqipëri.
Çfarë ndodhi më pas të gjithë e mbajmë mend. Për një shekull rresht siguria globale është vendosur në brigjet e Potomak, lumit që ndan Shtëpinë e Bardhë nga Pentagoni, por pesë vjet më parë çështja më e mprehtë globale përfundoi në brigjet e Lanës, tashmë jo në dorë të Kerry dhe Lavrov, por të Sazan Gurit. Nëse Asad dhe Putin i qëndruan këtij angazhimi e pamë dy javë më parë. Ky nuk ishte rasti i vetëm që Putin detyronte Uashigtonin të tërhiqej pa lavdi. Dhe jo për faj të përmasave të SHBA, por për shkak të dobësisë së presidentit të saj. Obama do mbahet mend si një nga presidentët më të dobët amerikanë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendin, jo vetëm më të fuqishëm, por dhe garancinë e vetme të paqes në botë e bëri vulnerabël në sytë e opinionit ndërkombëtar. Pranvera arabe, Koreja e Veriut, Siria, tashmë mund të konsiderohen si dështime globale të tij, ndërkohë që në rajonin tonë u shtua prania ruse.
Tre fuqitë e mëdha që mbrëmë ndërmorën sulmin në Siri janë pikërisht ato që pesë vjet më parë u tërhoqën krejt papritur pas vendimit të Obamës duke dëshmuar një dobësi të pakuptueshme të Perëndimit. Kjo e ka një shpegim : strategjia e gabuar. Historia e njërëzimit ka dëshmuar se regjimet gjakatare as nuk luftohen dhe as nuk përmbysen me OJQ dhe seminare për shoqërinë e hapur. Historia ka dëshmuar gjithashtu se bota ka qenë më e sigurtë, kur qiraxhi në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një republikan.
Para se Trump të ndërmerte këtë vendimin energjik, i mbështetur nga Macron dhe May, u përball me retorikën më kërcënuese për nisjen e luftës së tretë botërore. Madje, përballë tyre u shfaq një aleancë laragane. Putin, Ajatollah Khamenei dhe Erdogan u takuan para pak ditësh si për t’i dëshmuar botës se në Lindjen e Mesme janë bashkë. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg deklaroi menjëherë pas bombardimeve se ato kanë mbështetjen e Aleancës së Veriut.
Jo vetëm se Shqipëria është anëtare e Aleancës, drejtuesit e politikës shqiptare duhet të kenë një qëndrim për të mbështetur, por dhe për t’i dhënë përgjigje akuzave që i kanë bërë njëri-tjetrit. Basha duhet të dalë menjëherë të ndëshkojë qëndrimin e Rusisë për të dëshmuar se akuzat që i bëhen se ka marrë financime gjatë fushatës elektorale nga Kremlini janë fantazi. Rama duhet të dalë gjithashtu dhe për të kundërshtuar indirekt akuzat e opozitës se votën e Shqipërisë në OKB ia ka dhënë me qira Erdoganit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: armët kimikeIlir BabaramoPresidenti Obamapresidenti trumpsazan guriSiriTrump dhe armët kimike që duhet të shkatërroheshin në Shqipëri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
SHBA, Franca dhe Britania sulmojnë Sirinë (film dhe foto)

SHBA, Franca dhe Britania sulmojnë Sirinë (film dhe foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com