Rrjetet sociale e kanë përshëndetur me entuziazëm kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pasi ky i fundit shpalli qytetar nderi Presidentin amerikan, Donald Trump.
Mendjet e “fejzbukistave” kanë realizuar foto ku duket Presidenti amerikan duke kërkuar Kamzën dhe dhe s’po e gjen.
Trump u nderua nga Bashkia e Kamzës me motivacionin “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne” dhe u shpall qytetar nderi “Qytetar Nderi”.