Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD-së.
Mesditën e sotme Partia Demokratike paralizoi për një orë qarkullimin e automjeteve në rruget kryesore të vendit, duke nisur kështu një plan të ri protestash krahas asaj në çadrën para kryeministrisë.
Përshkallëzimin e protestave, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi si paralajmërim për qeverinë, ndërsa tha se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore është e pakthyeshme deri në plotësimin e kauzës për zgjedhje të lira.