Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria. Sipas lajmërimit në faqen e Shtëpisë së Bardhë thuhet se njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit.
Ambasadori që u foli shqip shqiptarëve mund të cilësohet si ambasadori me më shumë ndikim dhe më i drejtpërdrejtë që ka pasur mision diplomatik në Shqipëri. Lu nxiti reformën në drejtësi si dhe falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.