Ambasadori Amerikan Donald Lu, gjatë aktivitetit “Historia Amerikane në sytë e adoleshentëve” theksoi edhe njëherë që politika shqiptare të punojë për reformën gjyqësore dhe të zbatohet që të ketë rezultate.
“Shqipëria po kalon faza shumë të mira. Prandaj i bëj thirrje politikës të punohet ditë e natë për reformën gjyqësore. Reforma gjyqësore të zbatohet që të ketë rezultate”
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit, e cila u shpreh se: “Nxënësit janë të lirë për tu shprehur, të ndjekin kërkimin, bashkëpunim me institucione të tjera me prindër”.