Doktori shqiptar bën gjyshet e tij me 3 klasë shkencëtare, me vetëm 750 € (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doktori shqiptar bën gjyshet e tij me 3 klasë shkencëtare, me vetëm 750 € (Film)

17:05 | 05/04/2018
në Uncategorized
0
Taulant Muka, mjek shkencëtar në Danimarkë dhe Holandë ka treguar se si një shqiptar i padiplomuar mund të bëhet shkencëtar përmes publikimeve në revista shkencore “grabitqare”. Për ta faktuar këtë, ai tregon historinë e dy gjysheve të tij me nga 3 vjet shkollë, që për pak ditë u shndërruan në shkencëtare.
“A keni dëshirë ta bëni gjyshen shkenctare duke i bërë një dhuratë të pazakontë në fund të jetës? Ne u tregojmë se si mund ta arrini duke paguar vetëm 750 Euro. Këto para mund t’i paguani te boshnjakja “Medical Archives”, Indiania “MC Journals” dhe “International Medical Science and Clinical Invention”. Mos u termini nga titujt në anglisht që gjyshet tuaja nuk mund t’i lexojnë dhe as t’i shqiptojnë. Këto janë vetëm 3 nga revistat, por ka edhe të tjera. Kjo është një mrekulli tashmë e provuar. Do thoni ju nga? Rrugën na e kanë treguar shumë profesorë shqiptarë që botojnë studime tek këto revista. 
Doktor Taulant Muka dërgoi në këto revista një studim të rremë për obezitetin dhe diabetin me kërkime dhe të dhëna që nuk mbështeten në asnjë studim. Autore të këtyre studimeve ishin dy gjyshet e doktorit, përkatësisht 81 dhe 86-vjeçare, me nga 3 klasë shkollë secila. Rezultatet ishin vërtetë befasuese, tri revistat e pranuam menjëherë punimin e rremë dhe kërkuan bërjen e pagesës që të botohej online“, thuhet në insertin e Top Show, ku Doktor Muka shpalosi këtë investigim.
Muka thotë se “rektoret dhe anëtaret e Akademisë së Shkencave kanë zero publikime dhe nuk kanë as kaulifikimin master/doktorant në universitetet perëndimore. Këta persona që i quajmë “shkencëtarë”, janë “garant” të politikave të ndryshme, dhe “edukojnë” brezin e ri!
Mbi 90% e profesorëve kualifikohen si ngelës në shkencë!
Universitetet private (përveç Epokës) nuk kanë asnjë publikim, por me VKM-në e re iu jepet e drejta për të dhënë tituj akdemik!
Zv/Ministri i Arsimit ka marrë titullin akademik me botime ne revista “Fake”, e prapë ai bën politikat arsimore!”

 INVESTIGIMI

 Esmeralda Keta, Gazetare

Taulant Muka, MD, MPH, PhD- Mjek shkencetar

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pseudokademia dhe pazaret me titujt shkencorë në Mjekësi !

 Kërkimi shkencor në vendin tonë prej kohësh është zhytur në krizë. Jo vetëm që ka debate për mungesën e punës shkencore, por ka dyshime të forta se një pjesë e madhe e botimeve shkencore që shërbejnë për të marrë tituj apo grada akademike, publikohen në revista të dyshimta, që funksionojnë vetëm si gjuetar të pagesave që bëjnë autorët.

Për të kuptuar se sa e lehtë është të botosh çfarëdolloj pune të ashtuquajtur shkencore dhe pa asnjë lloj niveli në një revistë të huaj shkencore, por që më pas të jep titullin akademik “profesor”, “profesor i asociuar”apo “doctor”, Dr Taulant Muka, mjek epidemiolog dhe akademik me mbi 50 publikime shkencore në revistat më prestigjoze të mjekësisë, në bashkpunim me gazetaren Esmeralda Keta ndërmorrëm një investigim në fushën e mjekësisë.

Siç shihet në raportin e paraqitur mbi publikimet e Universitetit të Mjekësisë, 4 revistat kryesore që janë të indeksuara në SCOPUS dhe ku publikojnë profesorët e mjekësisë janë 3 boshnjake dhe një maqedonase. Revista maqedonse në një investigim të “Science” në 2013 (http://science.sciencemag.org/content/342/6154/60/tab-figures-data ), u kap si revistë preditore, dhe për pasojë u la jashtë këtij investigimi meqënse ishtë provuar njëherë si revist pa standarte. Nga 3 revistat boshnjake, ne përzgjodhëm të investigonim vetëm “Medical Archives” meqënse ishte revista ku profesorët e mjekësisë publikonin më shumë dhe dy revistat e tjera boshnjake menaxhoheshin nga i njëjti/a individ/kompani. Gjithashtu, ne identifikuam disa revista të paindeksuara në SCOPUS në të cilat publikonin me shumicë profesorët e mjekësisë por edhe universitete të tjera, përfshirë ato private si dhe ku “testohen” politikat shëndetësore si “check-up”: dy revista të tilla janë Valley International dhe Merit Journals . Rastësisht, përzgjodhëm dhe 2 revista me faktor impakti dhe të indeksuar në Thomson Reuters; një revist ku kishin publikuar profesorët e mjekësisë (BONTAO) me qendër në Maqedoni dhe një revistë prestigjoze (Diabetologia) që publikohet nga Shoqata Europiane e Diabetit në të cilën profesorët e mjekësisë nuk kanë publikime.

Pra në përfundim, revistat të cilat përzgjodhëm të investigonim ishin: International Journal of Medical Science and Clinical Intervention (Valley International me qendër në Indi), Merit Research Journal of Medicine and Medical Sciences (me qendër në Indi), Medical Archives (me qendër ne Bosnje) dhe BANTAO Journal (me qendër në Maqedoni) si dhe revistën prestigjoze në fushën e diabetit, Diabetologia. Në të 5 revistat e përzgjedhura dërguam artikull shkencor mbi obezitetin dhe diabetin, me të dhëna të rreme dhe përfundime që nuk mbështeteshin nga të dhenat e paraqitura në artikull. Autorë te artikullit të rremë ishin dy gjyshet e Dr Muka, përkatesisht 81 dhe 86 vjeç. Të dyja gjyshet kanë përfunduar vetëm tre klasë shkollë secila.

Rezultatet ishin vërtetë befasuese. Tre revista kthyen përgjigje pozitive brenda javës së parë, e pranuan menjëherë punimin e rremë dhe kërkuan bërjen e pagesës që artikulli të mund të dilte on-line, që shkonte deri në 750 dollar. Njëra prej tyre u përgjigj se do të kalonte tek editori, pavarësisht se dërgimi i artikullit bëhej vetëm me email dhe jo në faqen zyrtare siç procedura standarte kërkon. Ndërsa revista prestigjoze e publikuar nga Organizata Europiane e Diabetit e refuzoi artikullin brenda 24 orëve.

Ne gjithashtu dërguam një email në “Mediterranean Journal of Social Science” per te pyetur nese artikulli jonë ishte brenda fushës së operimit të revistes dhe nëse mund ta dërgonim artikullin për publikim tek kjo revist. Kjo revist, siç tregohet në “Investigimin II” të paraqitur më poshtë, u përfshi në një skandali ndërkombëtar më 2015-ën. Pas 2015, kjo revist ndryshoi të gjithë mënyrën se si operonte duke filluar të aplikonte procedurat standarte; kjo revist ende nuk na ka kthyer një përgjigje. (Komuniki me të gjitha këto revista mund të shikohet në ketë material )

Bashkangjitur këtij artikulli , gjeni  numrin e ri të boshnjakes “Medical Archives”, ku siç mund ta shikoni në listën e gjatë të studimeve që do të publikohen, në faqen 112 gjendet edhe punimi ynë i rremë, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi vërtetësinë e titujve akademikë në vendin tonë. Gjithashtu, bashkangjitur këtij materiali, gjeni të njëjtin artikull të publikuar në Merit Journal. Nëse një profesor i njohur shqiptar boton në të njëjtat revista, ku mund të botojnë edhe dy gjyshe me tre klasë shkollë, a kemi të drejtë të dyshojmë se këtu nuk bëhet fjalë për shkencë, por vetëm pazare?

Kjo skemë mashtrimi për të përftituar titujt shkencorë me punë të pavërteta, duket se nuk është një gjë e re për botën akademike shqiptare. Thuajse të gjithë akademikët që kontaktuam gjatë realizimit të këtij investigimi, ishin në dijeni të pazareve që bëhen nga një pjesë e profesorëve shqiptarë me këto revista grabitqare dhe aspak serioze.  

INVESTIGIMI II 

Botime të  Universitetit të Tiranës në revista shkencore “fake”, a duhen rishikuar titujt akademik?

Cilësia e revistave shkencore ”open acces” prej vitesh është kthyer në një debat të madh në mbarë botën akademike. Kjo pasi një pjesë e madhe e tyre nuk aspirojnë më për cilësi, por vetëm për paratë që përfitohen nga tarifa e botimit. Ekziston edhe dhe një listë e zezë e këtyre revistave “grabitqare” që shfaqin skema të diskutueshme të marketingut, nuk ndjekin procedurat standarte të shqyrtimit të punimeve shkencore dhe nuk ofrojnë rigorozitet ose transparencë shkencore.

“Mediterranean Journal of Social Science”, siç shihet e nga raporti mbi publikimet e Universitetit të Tiranës, është revista kryesore ku publikojnë stafi akademik i Universitetit të Tiranës. Kjo revistë u vu në qendër të një skandali në Britaninë e Madhe më 2015-ën (linket me informacionin e plotë mbi këtë skandal mund të gjenden në fund të këtij artikulli), pasi kishte shërbyer si një trampolinë për qindra tituj shkencorë për profesorë nga Afrika. Pas shpërthimit të skandalit, kjo revistë u mbyll përkohësisht, dhe e mori nën administrim nje organizatë e njohur në fusëen akademike, duke forcuar rregullat se si ajo funksiononte.

Gjatë shpërthimit të skandalit të kësaj reviste, doli në dritë se “Mediterranean Journal of Social Science” e kishte filialin në Tiranë, dhe jo ne Itali siç pretendohej në faqen online te revistës. Kjo revistë pa standarde në atë kohë ishte shfrytëzuar më së miri nga profesorët shqiptarë të Universitetit të Tiranës. Nga hulumtimi në SCOPUS, rezultoi se për një periudhë 4 vjeçare, 2012-2015, profesorët shqiptarë kanë qënë shumë produktiv duke u shfaqur në këtë revistë me plot 149 punime (7 punime në 2012, 48 në 2013, 55 në 2014 dhe 39 publikime në vitin 2015). Akademikët që kanë numrin më të lartë të publikimeve në këtë revistë paraqiten në figurën e mëposhtme, ndërsa lista e plotë me akademikët nga Universitetit i Tiranës ( dhe i bashkautorëve të tjerë në këto artikuj) mund të gjendet në materialin bashkangjitur këtij shkrimi.

Ndërsa pas skandalit në 2015 dhe ndryshimit të mënyrës së funksionimit të kësaj reviste dhe aplikimit rigoroz të shqyrtimit të një artikulli shkencor, asnjë autor shqiptar nuk ka mundur të botojë më në “Mediterranean Journal of Social Science”.

Publikimet shkencore të institucioneve akademike/kërkimore në Shqipëri: Metodologjia

Për të parë punën kërkimore të universiteteve/instituteve kërkimore shqiptare, ne kërkuam në databazën SCOPUS, e cila është vendosur si kriter për përzgjedhjen e revistave shkencore për marrjen e titujve akademik në VKM e re të nxjerrë për marrjen e titujve akademik në institucionet akademike shqiptare. SCOPUS është databaza më e madhe e abstrakteve dhe e citimeve të literaturës kërkimore ”peer-review” (procesi i dërgimit të një pune kërkimore dhe akademike në një shikim/ekzaminim kritik te studiuesit e tjerë që janë ekspert të fushës së studimit, përpara së puna të publikohet në një artikull, konferencë apo libër) e ndërtuar nga ELSEVIER. Termi ”publikim” në këtë databaz përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime. Gjithashtu, siç shpjegohet më poshtë, për të identifikuar publikime shkencore të Universitetit të Mjekësisë, ne kërkuam përveç SCOPUS edhe në dy databazat më të mëdha bibliografike bio-mjekësore, Embase dhe Medline. Gjatë këtij studimi, ne raportojmë dhe faktorin e impaktit të disa prej revistave kryesore ku institucionet akademike publikojnë dhe H-index të disa prej autorëve. Faktori i impaktiti cili përdoret për të matur rëndësinë dhe për të rankuar revistat shkencore, është një matje e frekuencës mesatare të citimeve të një artikulli të publikuar në një revistë në një vit të caktuar. H-indexi propozuar nga Hirsch J.E et al. 2015 është një indeks për autorin që tenton të mas produktivitetin dhe impaktin nga citimet të artikujve të publikuar nga një studiues dhe/ose akademik. Sipas autorit, një H-index ≈ 12 mund të jetë një vlerë tipike për një akademik që aspiron për titullin profesor i asociuar, ndërsa një h ≈ 18 mund të jetë një vlerë tipike për një akademik që avancon drejt titullit profesor. Anëtarësimi në Akademinë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë e lidhur me një H-index ≈ 45 ose më shumë. Siç mund të shihet edhe nga të dhënat e paraqitura në këtë raport, numri i publikimeve jo gjithmonë korrespondon me cilësinë e H-index. Kjo mund të ndodhë për disa arsye (si koha nga punimi i parë i publikuar etj), por një ndër arsyet kryesore është që edhe pse numri i publikimeve nga një autor është i lartë, publikimet kanë indeks të ulët citimi, dhe mund të jenë bërë në revista pa impakt ose impakt të ulët.

Universitetet dhe/ose institucionet kërkimore në Shqipëri që kanë publikime të indeksuara në SCOPUS

Në databazën SCOPUS, ne kërkuam pa limite kohore me afilimin ”Albania” (Shqipëri). Nga kërkimi rezultoi se vetëm Universitet publike kishin publikime, ndërsa universitet private nuk kishin asnjë publikim. Universiteti i Tiranës kishte numrin më të madh të publikimeve: 1204 në total, ndërsa po të hiqje publikimet nga Fakulteti i Mjekësisë që ishtë pjesë e Universitetit të Tiranës deri në 2013, numri total i publikimeve zbriste në 1028. Universiteti i Mjekësisë ndiqte listen (me afilimin Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Tiranës) me 511 publikime, i ndjekur nga Universiteti i Politeknikut Tiranë me 470 publikime, Universiteti i Agrikulturës Tiranë me 361 publikime, dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me 105 publikime. Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Kërkimit Veterinar në Shqipëri rezultojnë përkatësisht me 28 dhe 12 publikime. Universitetet e tjera publike dhe private që nuk gjenden në Tabelën 1 rezultojnë me asnjë publikim.

Në vazhdimësinë e këtij raporti, për të investiguar trendin dhe cilësinë e botimeve shkencore në Shqipëri u fokusuam te Universiteti i Tiranës dhe i Mjekësisë meqënse  kishin numrin më të lartë të publikimeve.

Tabela 1. Numri i artikujve shkencor të publikuar nga institucionet universitare/kërkimore në Shqipëri të indeksuar në  SCOPUS
Institucioni Universitar/Kërkimor Numri i Publikimeve*
Universiteti i Tiranës 1204/1028**
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë 511
Universiteti i Politeknikut, Tiranë 470
Universiteti i Agrikulturës, Tiranë 361
Akademia e Shkencave të Shqipërisë 105
Instituti i Kërkimit Veterinar në Shqipëri 12
Universitetet e tjera 0

*Termi ”publikim” në këtë databaz përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime

**Numri 1028 rezulton kur nga Universiteti i Tiranës heqim publikimet nga fusha e mjekësisë. 

Universiteti i Tiranës, publikimet sipas viteve, revistave, stafit akademik dhe rektorit/dekanit

Ne e limituam kërkimin tonë në databazën SCOPUS te Universiteti i Tiranës duke përjashtuar publikimet në fushën e mjekësisë meqënse Fakulteti i Mjekësisë u nda nga ky institucion në vitin 2013. Numri total i publikimeve rezulton 1028.

  • Publikimet sipas viteve

Siç mund të shihet në Figurën 1dhe Tabelën 2, publikimi i parë i Universitetit të Tiranës i mbuluar nga databaza SCOPUS rezulton në vitin 1981. Prej vitit 2009 (numri i publikimeve =31) ka një rritje të numrit të publikimeve nga ky institucion duke arritur kulmin në vitet 2013, 2014 dhe 2015 me përkatësisht 136, 126 dhe 113 publikime. Pas vitit 2015, ka ulje të numrit të publikimeve nga Universiteti i Tiranës, duke zbritur ne 61 publikime në vitin 2017.

Figura 1. Numri i publikimeve të Universitetit të Tiranës sipas viteve

Tabela 2. Numri i publikimeve të Universitetit të Tiranës sipas viteve
Viti Numri i Publikimeve*
2018 20
2017 61
2016 96
2015 113
2014 126
2013 136
2012 83
2011 73
2010 59
2009 31
2008 26
2007 16
2006 17
2005 12
2004 12
2003 12
2002 17
2001 6
2000 14
1999 16
1998 10
1997 11
1996 21
1995 7
1994 4
1993 6
1992 8
1991 1
1990 3
1989 5
1988 1
1987 1
1986 0
1985 1
1984 1
1983 0
1982 0
1981 2

*Termi ”publikim” në këtë databaz përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime

  • Publikimet sipas revistave

Lista e plotë e revistave ku publikon Universiteti i Tiranës dhe numri i publikimeve sipas revistave gjendet në Apendiks 1. Siç tregohet në Tabelën 3, pesë revistat kryesore ku publikon Universiteti i Tiranës janë: “Mediterranean Journal of Social Sciences” me 149 publikime; “Journal of Environmental Protection and Ecology” me 86 publikime; “Aip Conference Proceedings” (e cila rezulton se indekson vetëm abstrakte të konferencave dhe jo publikime aritkujsh) me 37 publikime; “Asian Journal of Chemistry” me 24 publikime dhe “Acta Crystallographica Section a Foundations of Crystallography” me 21 publikime. Këto revista shkencore kanë të gjitha faktor impakti 0 (zero) siç vlerësohet nga Thomson Reuters.

Tabela 3 Pesë revistat kryesore ku publikon Universiteti i Tiranës
Emri i Revistës Numri i Publikimeve* Faktori i impaktit
Mediterranean Journal Of Social Sciences 149 0
Journal of Environmental Protection and Ecology 86 0
Aip Conference Proceedings 37 0
Asian Journal Of Chemistry 24 0
Acta Crystallographica Section A Foundations Of Crystallography 21 0

*Termi ”publikim” në këtë databaz përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime

  • Publikimet sipas stafit akademik dhe/ose studiuesit që ka përdorur afilimin e Universitetit të Tiranës

Apendiks 2paraqet listën e autorëve që kanë përdorur afilim Universitetin e Tiranës në publikimet e tyre. 96 autorë numërojnë 4 ose më shumë publikime. 76% e këtyre autorëve kanë një H-index nga 0 (zero) deri në 3 (tre). Pjesëtarët e stafit akademik të Universitetit të Tiranës që nuk gjenden në listën e paraqitur në Apendiks 2ka shumë mundësi të kenë nga 0 deri në 3 publikime të indeksuar në SCOPUS. Në Tabelën 4është lista me 10 autorët me afilim Universitetin e Tiranës që kanë publikuar më shumë si dhe H-index përkatës. Në vend të parë për sa i përket numrit të publikimeve është Ilirjan Malollari me 46 publikime, i ndjekur nga Pranvera Lazo me 41 publikime. Litsa mbyllet me Floran Vila me 15 publikime. Ndërsa në Tabelën 5 është lista me 10 autorët me afilim Universitetin e Tiranës që kanë H-index më të lartë. Lista udhëhiqet nga Besnik Baraj me H-index 10 dhe mbyllet me Flora Qarri me H-index 6.

Tabela 4. Autorët me afilim Universitetin e Tiranës që kanë më shumë publikime dhe H-index përkatës. Periudha e kërkimit përfshin vitet 1981-2018
Autori Numri i Publikimeve* H-Index**
Ilirjan Malollari 46 4
Pranvera Lazo 41 7
Alqi Çullaj 23 7
Drini Imami 31 4
Mimoza Hafizi 20 3
Flora Qarri 17 6
Kledi Xhaxhiu 24 4
Sajmir Beqiraj 15 9
Teuta Dilo 16 4
Bejo Duka 19 5
Floran Vila 15 3

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime
**H-index është marrë nga SCOPUS

Tabela 5. Autorët me afilim Universitetin e Tiranës që kanë H-index më të lartë dhe numri i publikime përkatës. Periudha e kërkimit përfshin vitet 1981-2018
Autori Numri i Publikimeve* H-Index**
Besnik Baraj 24 10
Sajmir Beqiraj 15 9
Fatbardha Babani 20 9
Mimoza Durresi 48 9
Nikolla Civici 21 8
Artan Boriçi 27 8
Kristaq Hila 43 8
Pranvera Lazo 41 7
Alqi Çullaj 23 7
Klodian Xhanari 15 7
Flora Qarri 17 6

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime
**H-index është marrë nga SCOPUS

  • Publikimet sipas rektorit/dekanit

Numri i pubikimeve dhe H-index i rektorit dhe dekanëeve të Universitetit të Tiranës paraqitet ne Figurën 2dhe Apendiks 3. Numri i publikimeve varion nga 0 në 7, ndëra H-index nga 0 në 1.

Figure 2. Numri i pubikimeve dhe H-index i rektorit dhe dekanëve të Universitetit të Tiranës*

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime. H-index është marrë nga SCOPUS

Universiteti i Mjekësisë, publikimet sipas viteve, revistave, stafit akademik dhe rektorit/dekanit

Për Universitetin e Mjekësisë ne ndoqëm dy metodologji të ndryshme për të parë produktin shkencor të këtij institucioni.

  1. Kërkimi në Embase dhe Medline

Meqënse Universiteti i Mjekësisë përfshin shkencat bio-mjekësore, ne kërkuam në databazat bibliografike më të mëdha të fushës së mjekësisë: Embase dhe Medline. Për këtë kërkim, përdorëm listën e profesorëve pjesëtar të këshillit të profesorëve të publikuar ne faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë në 04 Korrik 2017. Pasi hoqëm një profesor i cili nuk jeton më, mbetën 91 profesorë të cilët i përfshim në këtë studim dhe janë të indeksuar në Apendiks 4. Periudha e kërkimit në databazën Embase dhe Medline përfshin Janar 2010-Mars 2018. Ne e limituam kërkimin vetëm në revista shkencore (journals) dhe llojin e publikimit vetëm në artikull (origjinal), studim rasti (case study) dhe përmbledhje të literaturës (review). Detajet e kërkimit gjenden ne Apendiks 4. Numri total i publikimeve nga 91 profesorët rezulton 324 (nuk përjashtohet mundësia që të ketë duplikime).

  • Publikimet sipas viteve

Grafiku i publikimeve sipas viteve jepet në Figurën 3. Siç mund të shihet nga figura ka patur një rritje të publikime gjatë vitit 2013-2015 dhe në vitet më pas ka një zbritje të numrit të publikimeve.

Figura 3. Publikimet e këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë gjatë vieteve 2010-2018

  • Publikimet sipas revistave

Gjatë periudhës 2010-2018, 324 publikime ishin bërë nga këshilli i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në 254 revista të cilat janë të listuara në Apendiks 5. Disa revista përsëriten më shumë se një herë për shkak të emrave të ndryshëm që mund ti gjesh në databaz, dhe disa publikime mund të rezultojnë në më shumë se një reviste. Për rrjedhojë, numri total i publikimeve nga të 234 revistat mund të rezultojë më i lartë se 324 publikime. Në Tabelën 6renditen 5 revistat ku këshilli i profesorëve ka publikuar më së shumti gjatë periudhës 2010-2018. Këto revista janë (Open Access) Macedonian Journal of Medical Sciences, Medical archives (Sarajevo, Bosnia and Herzegovina), Materia socio-medica, Journal of Medical Case Reports dhe Acta Informatica Medica. Tre revista publikohen në Bosnje, një në Maqedoni dhe një nga BioMed Central (BMC) me qendër në Angli. Tre revistat boshnjake menaxhohen nga i njëjti individ/kompani. Të pesë revistat kanë faktor impakti 0 (zero) dhe ofrojnë shërbimin “open access”. Në Tabelën 7është lista e këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë që kanë publikuar në 3 revistat boshnjake dhe revistën maqedonase (për shkak se Journal of Medical Case Reports publikon vetëm raste klinike që në vetvete nuk klasifikohen si artikuj të mirefillitë shkencor, nuk e përfshim në këtë kërkim).

Tabela 6. Pesë revistat kryesore ku këshilli i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë ka publikuar më shumë gjatë periudhës 2010-2018
Revista Numri i Publikimeve Shteti Faktori i impaktit
(Open ACCess) Macedonian Journal of Medical Sciences 35 Maqedoni 0
Medical archives (Sarajevo, Bosnia and Herzegovina) 28 Bosnja dhe Hercegovina 0
Materia socio-medica 19 Bosnja dhe Hercegovina 0
Journal of Medical Case Reports 7 BioMed Central 0
Acta Informatica Medica 6 Bosnja dhe Hercegovina 0

 

Tabela 7. Publikimet e Këshillit të Profesorëve në katër revistat boshnjake dhe maqedonase*
Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë Numri i Publikimeve
Burazeri Genc 20
Roshi Enver 18
Refatllari Ali 10
Barbullushi Myftar 9
Idrizi Alma 9
Kruja Jera 6
Vyshka Gentian 6
Bara Petrit 5
Pulluqi Polikron 5
Zaimi Elizana 4
Qirjako Gentiana 3
Bimbashi Astrit 3
Goda Artan 3
Sula Hektor 3
Këlliçi Suela 3
Prifti Edvin 3
Petrela Mentor 2
Prifti Skerdi 2
Balla Idriz 2
Laku Anila 2
Lutaj Pajtim 2
Rrumbullaku Llukan 2
Dibra Arvin 2
Ivanaj Arben 2
Koraqi Andi 2
Sulçebe Genc 2
Vasili Ermira 2
Ylli Zamira 2
Gjata Margarita 1
Kaloshi Gentian 1
Kapisyzi Mira 1
Koroshi Alketa 1
Tase Mihal 1
Xhani Mustafa 1
Basha Jovan 1
Beqiri Arben 1
Çeliku Etmont 1
Draçini Xheladin 1
Gjata Arben 1
Hafizi Hasan 1
Bulo Anyla 1
Malaj Ledian 1
Sulaj Zihni 1
Tafaj Argjend 1
Muhametaj Afërdita 0
Alimehmeti Mehdi 0
Arapi Elisabeta 0
Baboçi Arben 0
Bala Silvana 0
Belba Gjergji 0
Boçari Gëzim 0
Çaushi Gjergji 0
Çeka Xheladin 0
Çomo Ariel 0
Cullufe Paskal 0
Dibra Alban 0
Fuga Linda 0
Gjeçi Suzana 0
Gliozheni Orion 0
Godo Anila 0
Harxhi Arjan 0
Hysa Bajram 0
Kaçani Nikollaq 0
Kajo Efrosina 0
Kakarriqi Eduard 0
Kallfa Eli 0
Kapisyzi Perlat 0
Karafili Luljeta 0
Kërçi Mihal 0
Kola Elmira 0
Kola Vuskan 0
Kraja Dhimitri 0
Lena Anila 0
Lezha Mimoza 0
Lito Gjerogjina 0
Loloçi Etleva 0
Manoku Nikita 0
Marku Ndoka 0
Mojsiu Rubena 0
Panariti Edmond 0
Papajani Vilma 0
Petrela Raida 0
Pipero Pëllumb 0
Priftanji Alfred 0
Serbo Luljeta 0
Toti Florian 0
Veveçka Edva 0
Veveçka Martina 0
Xhepa Rezart 0
Ylli Agron 0

*Revistat përfshijnë (Open Access) Macedonian Journal of Medical Sciences, Medical archives (Sarajevo, Bosnia and Herzegovina), Materia socio-medica dhe Acta Informatica Medica

  • Kërkimi në SCOPUS

Në SCOPUS, pa përdour asnjë limitim kohor, kërkuam me afilimin “University Hospital Centre Tirana” (Qendra Spitalore Universitare Nëne Tereza) dhe “University of Tirana Faculty of Medicine” (Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës). Numri total i publikimeve rezulton 511.

  • Publikimet sipas viteve

Siç mund të shihet në Figurën 4dhe Tabelën 8, publikimi i parë i këtij institucioni i mbuluar nga databaza SCOPUS rezulton në vitin 1985. Prej vitit 2009 (numri i publikimeve =15) ka një rritje të numrit të publikimeve nga ky institucion duke arritur kulmin në vitet 2014-2017 me rreth 61 publikime.

Figura 4. Numri i publikimeve të Universitetit të Mjekësisë sipas viteve*

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime. H-index është marrë nga SCOPUS

Tabela 8. Numri i publikimeve të Universitetit të Mjekësisë sipas viteve
Viti Numri i Publikimeve*
2018 6
2017 61
2016 61
2015 59
2014 56
2013 37
2012 47
2011 33
2010 30
2009 15
2008 16
2007 13
2006 16
2005 8
2004 6
2003 7
2002 10
2001 1
2000 2
1999 7
1998 3
1997 4
1996 6
1995 1
1994 2
1993 0
1992 0
1991 0
1990 2
1989 0
1988 0
1987 0
1986 0
1985 2

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime

  • Publikimet sipas anëtarëve të këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë

Apendiks 6paraqet numrin e publikime dhe H-index te listës së pjesëtarëve të këshillit të proferëve të Fakultetit të Mjekësisë për periudhën 1985-2018. 18 (29%) profesorë nuk kishin asnjë publikim, ndërsa 12 (13%) profesorë numëronin 1-3 publikime. 20 (22%) profesorë kishin një H-index 0, 14 (15%) profesorë H-index 1, dhe 29 (32%) profesorë një H-index të barabartë me 3.

Në Tabelën 9është lista me 10 autorët që kanë publikuar më shumë si dhe H-indeksi përkatës. Në vend të parë për sa i përket numrit të publikimeve është Edvin Prifti me 106 publikime, i ndjekur nga Genc Burazeri me 87 publikime. Litsa mbyllet me Alma Idrizi me 27 publikime. Ndërsa në Tabelën 10është lista me 10 autorët që kanë H-index më të lartë. Lista udhëhiqet nga Alban Dibra me H-index 27 dhe mbyllet me Edmond Panariti me H-index 6.

Tabela 9. Autorët anëtarë të këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë me më shumë publikime dhe H-index përkatës. Periudha e kërkimit përfshin vitet 1985-2018
Autori Numri i Publikimeve* H-Index**
Prifti Edvin 106 19
Burazeri Genc 87 13
Dibra Alban 45 27
Kaloshi Gentian 43 17
Vyshka Gentian 41 5
Baboçi Arben 34 4
Malaj Ledian 32 11
Barbullushi Myftar 31 5
Petrela Mentor 30 6
Idrizi Alma 27 4

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime
**H-index është marrë nga SCOPUS

Tabela 10. Autorët anëtar të këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë që kanë H-index më të lartë dhe numri i publikime përkatës. Periudha e kërkimit përfshin vitet 1985-2018
Autori Numri i Publikimeve* H-Index**
Dibra Alban 45 27
Prifti Edvin 106 19
Kaloshi Gentian 43 17
Burazeri Genc 87 13
Priftanji Alfred 17 13
Malaj Ledian 32 11
Harxhi Arjan 22 9
Sulçebe Genc 17 8
Goda Artan 14 7
Petrela Mentor 30 6
Roshi Enver 24 6
Zaimi Elizana 24 6
Kraja Bledar 18 6
Panariti Edmond 13 6

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime
**H-index është marrë nga SCOPUS

  • Publikimet sipas rektorit/dekanit

Numri i pubikimeve dhe H-index i rektorit dhe dekanëve të Universitetit të Mjekësisë paraqitet ne Figurën 5dhe Apendiks 7. Numri i publikimeve varion nga 0 në 15, ndëra H-index nga 0 në 3.

Figure 5. Numri i publikimeve dhe H-index i rektorit dhe dekanëve të Universitetit të Mjekësisë*

*Termi ”publikim” në këtë databazë përfshin: artikuj origjinal, abstrakte në konferenca, përmbledhje të literaturës, kapitull libri/libër, letër editorit dhe komentar/korrigjime. H-index është marrë nga SCOPUS.

Etiketa: diabetgjyshekerkim shkencorshkencetarTaulant Muka

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje zbulimi për Doganat dhe Policinë Kufitare

SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje zbulimi për Doganat dhe Policinë Kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com