Doda: Vjedhja e 5 mandateve të PDIU u vërtetua në përgjimet e bandave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doda: Vjedhja e 5 mandateve të PDIU u vërtetua në përgjimet e bandave

20:30 | 27/10/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se nga përgjimet e bandave vërtetohet qartë edhe vjedhja e votave të PDIU.

Doda ka komentuar edhe shkarkimin e vonuar të ministrit të Brendshëm, ndërsa deklaroi se  Xhafaj dhe Tahiri janë vetëm vegla të Ramës.
Doda tha se PDIU mbështet kërkesën e opozitës së bashkuar për ndryshimin e pushtetit vendor dhe atij qëndror nëpërmejt votimeve reale.
Fjala e Mesila Dodës:
Shqipëria është zgjuar me lajmin e dorheqjes së Ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, ministry I dytë I brendshëm që akuzohet për përfshirjen në trafikun e drogës. Në cilindo vend demokratik ky do ishte konsideruar një akt normal pas akuzave të përfshirjes së familjarëve të tij të afërt në trafikun e drogës, por sot pas kaq e kaq muajsh këmbëngulje për tu gozhduar në karrigen e ministrit, ky akt është vetëm fillimi I fundit të dëshpëruar të krimit të instaluar në pushtet. Personi përgjegjës që kanabizoi vendin dhe është strateg i krimit elektoral, është vetë kryeministri I vendit Edi Rama ndërsa Ministrat e tij të brendshëm Xhafaj dhe Tahiri, kanë qenë vetëm vegla në arritjen e objektivave të tij me pasoja të rënda për vendin. Qysh prej dy ditësh ka dalë hapur përpara shqiptarëve e vërteta e zgjedhjeve të qershorit 2017. Dhjetëra banda elektorale në të gjithë vendin, kanë vepruar me urdhër politik duke u sjellë si një rrjet i vetëm kriminal me qëllim dhënjen e pushtetit politik Edi Ramës. Ky është thelbi i krizës së sotme politike ndaj këto përgjime dhe arreste të grupeve kriminale rrëzojnë njëherazi çdo pikë legjitimiteti me të cilin mbrohej qeverisja deri tani. Pas raportit të OSBE që theksonte se 20% të votave ishin blerë e tjetërsuar, sot gjendemi përballë provave që tregojnë se kjo është një qeveri e pavotuar dhe është krijuar e ekziston ende më vota të blera e të rrëmbyera. Kjo është pikënisja e kësaj krize që sot përkthehet në një ekonomi që po sakatohet e shkon si detyrim në duart e krimit, I cili mban peng qeverisjen që I dha votat, dhe sjell për shqiptarët varfëri, skamje e zbrazje masive të vendit nga të rinjtë, të rejat dhe familjet shqiptare. Përballë këtij skandali, PDIU mbështet çdo veprim të opozitës së bashkuar për të krijuar klimën e favorshme dhe siguritë e domosdoshme për ndryshimin e pushtetit politik të sotëm që është bazuar dhe ka perfeksionuar blerjen dhe manipulimin e votës, një sistem që ka ngritur Rilindja e Edi Ramës në bashkpunim me bandat elektorale të vendit. Kujtojmë që janë 76.000 vota të PDIU që sot nuk kanë asnjë përfaqësim, tre mandate të blera nga kjo maxhorancë dhe të paktën dy të tjera që janë zhdukur me urdhër politik, ndaj kjo masakër elektorale mbi PDIU që kemi muaj që e sjellim përpara opinionit, verifikohet në përgjimet e bandave dhe krerëve politik të rilindjes. PDIU mbështet kërkesën për ndryshimin e pushtetit qendror dhe vendor nëpërmjet votimeve reale njëherazi dhe kërkon sot largimin e personave që inspiruan, egzekutuan dhe vodhen votën e shqiptarëve nëpërmjet një masakre të vërtetë elektorale. Sot çdo pikë legjitimiteti i Edi Ramës kryeministër ka rënë, por sistemi që ai ka ngritur nuk do lejojë kurrë zgjedhje normale në vend. Ndaj është urgjente që të çmontojmë një sistem kriminal që ka shkatërruar çdo besim tek vota e lirë dhe që ka uzurpuar sot çdo segment të institucioneve shqiptare me partine-shtet. Ramën s’e shpëton dot më asgjë sepse tani përfundimisht PS është në opozitë bashkë me ne, dhe ne pushtet është vetëm Rilindja dhe kryerilindasi Edi Rama.
Etiketa: mandateMesila DodaPDIU

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fjalimi brilant i aktorit Mehdi Malkaj: Qentë ecin përpara, e s’e çajnë kokën për lehjet e mia (Film)

Fjalimi brilant i aktorit Mehdi Malkaj: Qentë ecin përpara, e s'e çajnë kokën për lehjet e mia (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

14:22 | 11/01/2026
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:16 | 11/01/2026
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –

13:42 | 11/01/2026
Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –

Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –

13:20 | 11/01/2026
Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –

13:10 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –
  • Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra
  • Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje –
  • Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s –
  • Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge –
  • Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –
  • Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com