“PDIU ka lindur në bazë të një kauze që sot është kryefjalë e politikës së ditës ku çdo parti tenton të marrë çamë, mendoni se do trembemi për ata pak drejtorë që ne kemi?”
Është ky komenti i deputetes Mesila Doda pas lajmit të shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Ervis Xhelo nga ministrja teknike e PD, Xhulieta Kërtusha.
Për Dodën e rëndësishme është që PDIU arriti që kauzën e saj për Çamërinë ta shndërrojë në kryefjalë të politikës, ndërsa tha se shkarkimi i paligjshëm i drejtorëve nuk e tremb aspak.
Vendimarrje politike të kundërligjshme e ka cilësuar Doda shkarkimin e Xhelos.
Ajo tha se ministrja po keqpërdor postin pasi nuk ka asnjë provë që implikon drejtorin e PDIU, ndërsa shtoi që do të ndërmerren të gjithë hapat për ta sqaruar më tej.
Gjatë intervistës për emisionin “45 minuta” në Report Tv, Doda nënvizoi arritjen e madhe të PDIU që është futja e çështjes çame në axhendën e Brukselit të komunikimit mes Shqipërisë dhe Greqisë duke sjellë në këtë mënyrë ndëkombëtarizimin e saj.
Sa i përket numrit të mandateve që PDIU pritet të ketë në Kuvend, Doda u shpreh e bindur se do të jenë minimumi 7, ndërsa sipas parashikimeve ajo tha se mund të arrihen edhe 10.
Intervista
Largimi nga puna i zyrtarit të PDIU, mos po ndodh edhe me ju si me LSI?
Nuk e di çfarë po ndodh me LSI po jam e sigurt se drejtori për të cilin po flasim nuk ka marrë pjesë në fushatë dhe ministrja e ka marrë urdhrin pa asnjë provë ndaj është krejtësisht në shkelje të ligjit. Gjë që tregon frikën që e ka pushtuar dhe keqpërdorimi i postit. Do të marrim të gjithë hapat për të parë si do të shkojë më vonë por është e sigurt që drejtori nuk ka marrë pjesë në fushatë sepse nuk ka asnjë foto dhe asnjë fakt. Kjo është vendimarrje politike e kundraligjshme.
Mendoni se kjo është fushatë ndaj partive të vogla, apo rast i izoluar?
PDIU ka lindur në bazë të një kauze që sot është kryefjalë e politikës së ditës ku çdo parti tenton të marrë çamë, mendoni se do trembemi për ata pak drejtorë që ne kemi? Në momentin që Brukseli përcakton në axhendën mes Greqisë dhe Shqipërisë çështjen e detit, çështjen çame dhe atë të minoritetit ne kemi arritur diçka të jashtëzakonshme që është ndërkombëtarizimi i çështjes çame.
Fushata entuziaste e PDIU duket shume tradicionale, pse keni zgjdhur këtë dhe jo atë të stilit PD, PS?
Ne kemi këtë fushatën në të cilën shkojmë dhe bashkëbisedojmë në lagjet e Tiranës dhe aty kemi mbledhur pak a shumë aq banorë që kanë ardhur nëpër tubimet e këtyre partive, jo se kanë më pak ndjekës se sa ne, por me sa duket entuzismi i atyre që kanë 27 vite që i votojnë ka rënë tashmë. PDIU është forcë relativisht e re dhe me një kauzë që ka shkuar përpara ndaj entuziasmi i mbështetësve është i një lloji tjetër. Njerëzit kanë ardhur me dëshirë dhe emocion dhe kemi të bëjmë me një kauzë që rritet përditë.
Partia juaj bazohet vetëm te Çështja Çame apo ka më tepër?
Jemi parti e çështjes kombëtare dhe kemi në themel zgjidhjen e çështjes çame, si çështja më predominante e çështjes kombëtare. Tashmë Kosova është Republikë. Shqiptarët e Iliridës bashkëekzisitojnë. Ndërsa Çamëria ka ngelur si gjymtyrë e këputur e kombit dhe askush nuk mund të ngrejë dot zërin sepse menjëherë kemi një reagim të panatyrshëm të shtetit fqinj. Ne absolutisht kemi arritur atë që s’e kishim menduar ndonjëherë. Në momentin që Brukseli përcakton në axhendën mes Greqisë dhe Shqipërisë çështjen e detit, çështjen çame dhe atë të minoritet ne kemi arritur diçka të jashtëzakonshme që është ndërkombëtarizimi i çështjes çame.
Znj.Doda si e shihni zgjidhjen e çështjes çame?
Ne e kuptojmë edhe tendencën regresiste të shtetit grek por dy janë rrugët. Në momentin që bëjnë pjesë në BE palët janë të detyruara të ulen, por duhet që vetë shteti ynë ta ngrejë këtë çështje në institucionet e së drejtës. Shteti shqiptar duhet të mbrojë shtetasit e privuar nga e drejta e pronës, e shtetësisë, pra duhet ta kurojë dhe mbështesë drejt gjykatave të së drejtës secilën prej këtyre çëstjeve. PDIU do të duhet jo vetëm të ekzistojë, por të jetë më e fuqishme për të bërë presion politik për këtë çështje. Kjo s’do të thotë se ne s’kemi pasur edhe kauza të tjera. Kemi ngritur çështje për bashkimin kombëtar, dekomunistizimin, për mbrojtjen e familjes shqiptare etj.
Do jeni pjesë e qeverisë së nesërme?
Ne kemi deklaruar që do jemi pjesë kryesore e qeverisë së nesërmes, por me çdo forcë politike që do bashkëpunojmë do veprojmë në bazë të programeve, do të shohim axhendën e çështjes kombëtare dhe asaj çame. Një nga propozimet tona është mbulimi i shpenzimeve të familjeve që do lindin më shumë se dy fëmijë. Shqipëria po plaket, po tkurret. Me këto ritme ne po shkojmë drejt tkurrjes progresive të Shqipërisë.
Cili është objektivi juaj?
PDIU është shprehur se PDIU do të ketë një grup parlamentar në Kuvend që është minimumi 7 mandate, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënqur me pak. Ne do shkojmë nga 7 deri në 10 kandidatë.
Ka një tezë për koalicion mes PD-PS, si mendoni?
Partitë mund të veprojnë si të duan por ajo që duhet parë është programi, PS ka taksën e sheshtë dhe PS progresiven, si do ja bëjnë? Kjo punë nuk mund të shkojë vetëm me ndarje postesh. Ne nuk kemi neogociuar votat për poste.
PDIU është më pranë PD apo PS? Në listën e PD është Dule, e kushtëzon kjo bashkëpunimin me ju?
Ne kemi korsinë tone dhe kjo s’na bën më afër njërës forcë apo tjetrës. Por, përsa i takon listës së Vlorës ku kandidon një nga minoriteti, nuk kemi asnjë problem pasi ka qenë edhe Vasil Melo në të kaluarën, që ka qenë një personazh i jashtëzakonshëm. Por kemi të bëjmë me një person që i ka fryrë ndasisë kombëtare. Kur kujtoheshin viktimat e genocidit të Çamërisë ishte i vetmi person që nuk u ngrit në shenjë proteste në Parlament. Një listë e tillë është një no sens për ne, nuk e di se cili çam do të votojë për ta.
Kjo e bën më të largët bashkëpunimin tuaj me PD?
Nuk e kemi menduar fare bashkëpunimin me PD. Ne do garojmë si korsi në vete dhe do shohim kë votojnë shqiptarët.
Sipas sondazheve PS do jetë parti e parë, nuk po i hyme kush do jetë, por PDIU do bëjë koalicion me partinë e parë, apo të dytë e të tretë?
Sondazhet janë tërësisht të manipuluara. PDIU do bëjë koalicion me atë parti që realizon axhendën tonë. Mos e shihni qeverinë thjesht si pazare. Para 4 vitesh kemi pasur programe reale, nuk ekziton më kjo. Politika është serioze, s’mund të bëhet shaka e histori me Romeo e Zhuljeta mes dy burrave. Pastaj ne çuditemi kur 300 mijë shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria.
Kush ju duket më pranë programit të PDIU, Basha apo Rama?
Keni parë programe ju, se unë nuk kam parë programe të këtyre partive? Çështja kombëtare është më e rëndësishmja, ndoshta këtyre u ka dalë atdheu jashtë mode, por ne veç një atdhe kemi.
Më mirë pa koalicion apo me koalicion?
Ne kemi dashur të jemi vetëm por mënyra si është ndërtuar kodi duhej koalicioni. Partitë e mëdha kanë marrë njëra 9 mandate, tjetra 7 mandate nga partitë e voga që diskriminohen. Ne kërkuam një proporcional kombëtar që i përkthen të gjitha votat në mandate të caktuara.
Pas kritikave në çadër, Bregu dhe Topalli dolën jashtë listës së PD, si e gjykoni?
Nuk është çështje e çadrës por i sistemit që është në dorë të një njëriu, kjo është shenjë e rrezikshme për demokracinë në Shqipëri. Ka pasur shumë më tëpër në vitet ’90 se tani. Tani nuk respektohet asnjë lloj statuti. Këtë do ta ndryshojnë shqiptarët. Pse nuk i hapin kurrë listat?
Kur pritet të mbyllet Vettingu?
Do të mbyllet në ditët në vijim, por nuk ka një axhendë.
Do të jetë reforma në drejtësi një hap përpara?
Reforma, sido që të vijë puna, do përfaqësojë një hap cilësor. Mendoj se është një proces i pakthyeshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet që s’kemi kursyer votat tona.
Ka shumë kandidatë të moshës së re si ju duket, mendoni se duhet të ketë një kriter moshe?
Të rinjtë duhet të marrin pjesë në lista. PDIU ka shumë të rinj brenda, por ne kemi një mozaik njerëzish, nuk ka kaq shumë kapërcime moshore.m Sapo kam bërë 20 vjeç kam hyrë në një grevë urie që ishte kundër regjimit dhe mendoj se kur nuk je rebel në atë moshë ëshët të mos kesh zemër.
E bëj këtë pyetje sepse duket sikur kryetarët duan t’i nënshtrojnë të rinjtë?
Duhet t’i japin kohë kohës që të rinjtë të piqen dhe të rriten. Për fëmijën tim nuk do ta kisha dashur një karrierë të tillë, ata duhet të kenë një profesion dhe më vonë mund të marrin vendimet që duan. Një person mund të jetë si simbol por jo disa, sepse krijohet një kulturë që nuk duhet. Duhet të rritemi personalisht sepse shkallët që ngjiten nga dy përnjehërë, që bie dy të tjera janë të dëmshme sepse politika është terren i ashpër.
E përdorni shpesh t-shirtin në fushatë?
Hera e parë që kam veshur t-shirt sot, është një nga bluzat që ne kemi në fushatë dhe e kam veshur edhe për të respektuar kauzën tonë kryesore, në respekt të familjes sime sigurisht, por edhe për t’i dhënë të kuptojnë të gjithë atyre që mendojnë se mund të vendosin emrat e qyteteve shqiptare në muret e parlamenteve dhe të kenë hallin e gurëve te Çamërisë se mos janë te sheshi ynë kryesor që Çamëria është kauzë që nuk do zhduket kurrë sepse padrejtësitë historike nuk zgjidhen duke bërtitur e duke bërë arragantin por duke ju drejtuar institucioneve të së drejtës.
Keni shkuar në Greqi gjatë aktiviteteve me PDIU?
Ka dy vite që nuk kam shkuar, s’kam problem po s’më ka rastisur.
Është intersante sfida e Vlorës, nëse ju merrni 1 kandidat, ashtu dhe LSI e Tahiri, Rama mund të mbetet jashtë, si e shikoni këtë sfidë?
Kandidati jonë merr një kandidat, është e sigurt. Unë nuk bëj llogaritë e trajsave të njërit apo të tjetrit por di të them që nëse mendohet se me votat e çamëve do dalë një grek që s’i ka dashur kurrë çamët është çmenduri. Komuniteti çam nuk do të votojë Dulen, nuk është çmendur që të votojë Dulen.
Është folur për një minsitri emigracioni, është pjesë e platformës?
Është në programin tonë. Mendohet të jetë bashkë me atë të diasporës, në një minsitri. Sot është lënë jashtë vëmendjes kur thuajse kemi më shumë diasporë se shtetas këtu.
Kemi ambicie për ta pasur ju si minsitri?
Nuk ëshët çështje personale, është çështje kombëtare. Sigurisht që do ishim të gatshëm dhe do e bënim me shumë përkushtim si çdo misnitri tjetër.
Mendoni se Greqia mund ta vendosë veton për të mos lejuar negociatat e vendit me BE nëse ju jeni në qeveri?
Nëse kjo punë është çësthje tregtie dhe dëshire palësh atëherë kurrë mos qoftë! Kjo nuk mund të jetë çështje reale. Kjo është hipotezë. Ka pasur një notë kur u zgjodh nënkryerar i Kuvendit Shpëtim Idrizi. Nuk shoh marrëzi më të madhe që një shtet fqinj të vendosë kushte të tilla.