“Do ketë dëme të mëdha për ekonominë Ruse”, shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, gabimi më i madh i Putin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do ketë dëme të mëdha për ekonominë Ruse”, shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, gabimi më i madh i Putin

22:48 | 09/09/2022
në Bota
0

Sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin. Këtë e ka thënë drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, pasi sipas tij jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi. Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh. Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi” – tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang. Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse “janë degraduar deri në pikën, që do t’u duhen vite për t’u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte”.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve. Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

“Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t’i japim fund“, tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

“Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit“, shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se zotin Putin e ka gabim.

“Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët“, tha zoti Burns. “Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai.

 

Etiketa: CIAdemeEkonomigabimiluftamedhaRusiaukraineVladimir Putin

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
“Qeveria nuk ma ka mbyllur gojën”, kritiku i burgosur i Kremlinit: Njerëzit të kapërcejnë frikën

“Qeveria nuk ma ka mbyllur gojën”, kritiku i burgosur i Kremlinit: Njerëzit të kapërcejnë frikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com