Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili mashtronte qytetarët se do t’i punësonte në shtet, duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash.
Në pranga ka rënë Juljan Gjoka, i cili sipas policisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga shtetaset V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore.
29-vjeçari banues në Vorë, është dënuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.