• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish 

23:30 | 23/07/2021
në Kryesore
0

Shkruan Fahri Xharra*

“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla, të cilat mjaft t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje, kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Të tillë djelmosha që për atë Zot, nëse thonë se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.” (Kronikat e Tursun Beut).

Lexo edhe

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

EMRI/ Vdiq 4 ditë pas lindjes te Koço Gliozheni, kush është viktima

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë…”-, e shohim pra, që 400 vjet para Rudolf Virchow-it e kishin thënë edhe turqit. Turqit pra, kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata (1466).

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës (Rudolf Virchow 1878).

M’u desh të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lëvduar, po aq e urryer nga të huajt (disa). Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalistë” shqiptarë reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit “Raca Shqiptare” (F.Xh 29.06.13).

Se sa kemi qenë të mohuar dhe të “pa përshtatshëm” për botën e civilizuar po e japë në një pjesë të vockël nga libri serb i Sveta Protiqit “Albanski problem” (1913): “Edhe turqit që kanë ardhur nga Azia e të cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane (mendon racës arjane), kanë treguar një farë kulture dhe pas tyre kanë lënë gjurmë të kulturës dhe do monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturish, në të cilën ishin edhe para një mijë vitesh”.

“Raca, thotë Guenther-i, përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajisjeve shpirtërore të veçanta. Dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit”. Edhe diçka më tepër na jep dr. Rene Martial: “Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret, psikologjike të së cilës të fshehura ose të shfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë brenda kohës (historisë) një njësi të dalluar (Race, Heredite. Mercure de France,1938).

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagandimit të një racizmi, sepse nuk merret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni; Sveta Protiq: “Albanski problem” (Problemi shqiptar).

Nuk mund të rri duarkryq dhe të hesht ndaj shtrembërimeve të qëllimta dhe të pabaza që na i bënin serbët dikur dhe tani: “Në Shqipërinë Veriore, shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e racës së tyre. Te ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedanë në të vërtetë janë serbë (S.Protiq).

Në librin e tij shumë më vlerë: “Raca shqiptare” (1944,1997) autori Jakov Milaj thotë: “Në një pikë që të gjithë autorët janë të një mendimi: në bukurinë plastike të shqiptarëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë”.

De Gobineau, origjinën tonë e gjen tek ilirët “të denjë për emrin popull”.

“Individualizmi fizik i tyre, thotë ai, shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjan as grekut e as sllavit e as turkut. Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët”.

Përfundimi i tij është i prerë: “shqiptarët janë arianë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”.

Sveta Protiq (1913) shkruan: “Që kur çështja shqiptare ka filluar të ngrihet e posaçërisht në kohën e fundit (Koha e Konferencës së Londrës fxh), ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karakteri i tyre shumë tërheqës dhe simpatik, por Matej Protiqi shkruan duke e cituar dr. Kurt Hassert-in (1989): “Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit, në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh”.

Kurse një farë Chopen-i sipas Protiqit paska pas shkruar: “Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit (Albanski problem, 1913).

Edhe sot shqiptarët reagojmë kështu: “Përralla të kota. Ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ketë qenë albanofil dhe të ketë parë rrugën e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superiorë nga gjitha racat evropiane”.

Para se të kundërshtoni, vini gishtin në kafkën aq të bukur që paskeni dhe mendoni: “Mohim! Mohim! Mohim!”.

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë më i madh të panjohurish, të cilët janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”.

Miq të nderur, doja të bëjë një krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë për veti që janë “popull hyjnor” (Nebeski narod). A ka ndonjë serb të “çmendur” që kishte jo guxuar, por as që t’i shkonte mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre kombëtare?

Gjakovë (2.07.’13)

Etiketa: Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrishFahri XharraKronikat e Tursun BeutMatej ProtiqiRaca ShqiptareRene MartialRudolf VirchowSveta Protiqi

Të Lidhura

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

nga 27
16:21 | 01/02/2023
0

 Është kundër ligjit, por ndodh rëndomë në tenderët e Veliajt, që një biznesmen të marrë pjesë në garë me të...

Vdes 29-vjeçarja te “Koço Gliozheni”

EMRI/ Vdiq 4 ditë pas lindjes te Koço Gliozheni, kush është viktima

nga 27
15:15 | 01/02/2023
0

Mimoza Veizaj, është 30-vjeçarja e cila ndërroi jetë 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. E reja, solli...

Rama është në hetim në SHBA –

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

nga 27
21:48 | 31/01/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencë për mediat se opozita do të bëjë ‘luftë’ me Edi Ramën. Berisha...

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

nga 27
21:42 | 31/01/2023
0

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë dhe perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit. Mbi...

Para
Bosi i kokainës në Kolumbi, Agim Çerma i dënuar përjetë në Shqipëri, por si u lirua?

“Qëlloi me anti-tank”, zbulohet dosja e bosit të kokainës, si nisi hasmëria mes fiseve në Elbasan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e lëshojmë parlamentin –

Veliaj i përfshirë deri në vesh –

22:29 | 01/02/2023
E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

22:27 | 01/02/2023
Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –

22:23 | 01/02/2023
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –

22:19 | 01/02/2023
Mos ndoshta moderatorja e njohur do të jetë banorja e parë e BBV2? –

Mesazhi i BB, njeriu duhet të mbështetet tek vetja –

22:09 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Veliaj i përfshirë deri në vesh –
  • E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –
  • Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi –
  • Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë –
  • Mesazhi i BB, njeriu duhet të mbështetet tek vetja –
  • Tronditëse, 41-vjeçari aksidenton me dashje makinën ku ishte…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj i përfshirë deri në vesh –
  • E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com