Divorci kushton! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Divorci kushton!

11:08 | 01/09/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Vrasja  makabre e ish-gruas nga babai i fëmijëve të saj, ka ngjallur një valë zemërimi dhe patetizmi kundër drejtësisë dhe pafuqisë së shoqërisë sonë për ta ndalur këtë plagë. Është një ritual që përsëritet pas çdo tragjedie dhe do të vazhdojë të përsëritet. Shto këtu dhe melodramacitetin e faktit, që viktima është edhe gjyqtare, pra është viktimë dyfishe e profesionit të saj dhe martesës së saj.

Nuk jam shumë i prirur të besoj se dhuna në familje dhe krimi për shkak të divorceve është përgjegjësi vetëm e drejtësisë. Ajo ka një peshë të madhe në vendime shpesh absurde, por nuk është e gjitha. Kam parë për shembull vendime gjykate skandaloze në Kavajë, që i imponojnë gruas së ndarë të shkojë të jetojë me ish- vjehrrën dhe vjehrrin, derisa të përfundojë gjyqi i pasurisë, çka nënkupton dënim me vdekje për njërën palë. Quhet Luan Lusha dhe është i njëjti gjyqtar që i ka dhënë këtij vrasësit dënimin qesharak për tentativë vrasje. Apo vendime të tjera absurd, kur t’i merr urdhër mbrojtje, por gjykata urdhëron burrin t’i rrijë dy metra larg në një dhomë katër me katër si ai në Fier dhe pastaj ai e hedh nga ballkoni.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, problemi kryesor nuk është drejtësia, por vetë pafuqia e shtetit dhe qeverisë shqiptare për të krijuar një infrastrukturë që përballon këtë dramë shoqërore. Është një kosto e madhe, e pamarrë seriozisht kurrë.

Gjatë komunizmit, fuqia e shtetit ishte më e madhe dhe frika nga ai edhe më e madhe dhe kjo detyronte çiftet e divorcuara t’u nënshtroheshin ligjeve të shtetit.

Tani kjo situatë është e ndryshme. Numri anomalisht i lartë i divorceve (dhe arsyet e forta emocionale të divorceve) përplasin viktimat e tyre në një shoqëri të varfër, të pashpresë, pa infrastrukturë dhe fuqi të përballojë këtë “luks” të shoqërisë së sotme.

Nëse duhet marrë seriozisht ndonjëherë kjo çështje, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion të ri dhe buxhet social, që të përballojë këtë plagë. Të gjitha aktet e dhunës vijnë nga varfëria, me të cilën përballen çiftet pas divorcit, panikut për jetën, dhe në raste më të pakta, nga konflikti për pasurinë, kur ka qenë  e madhe. Kur burrat janë në anën e humbur të pasurisë, janë dhe më agresivë.

Të përballosh këtë plagë duhen miliona për shtëpi sociale, miliona për streha grash të dhunuara, për burra të shkalluar nga trutë dhe mbi të gjitha, një infrastrukturë punësimi për ata, që të ndjehen të sigurtë.

Kjo nuk është çështje lotësh në facebook, apo aksidente, për të cilat mund të thuhet se e ka fajn Saliu, Rama, Meta apo Fatos Nano. Ky është një realitet që ne nuk e përballojmë dot ende si shoqëri dhe shkojmë në drama të tilla, të cilat nuk besoj se do të pushojnë, pasi të pushojnë lotët tanë të krokodilit.

Shqipëria është nga vendet e para në Europë qysh në vitin 1923, që falë Zotit ka një ligj për divorcin, para se ta kishte Italia apo ndonjë vend tjetër. Por, e drejta e divorcit në Shqipëri nuk përputhet me kulturën e shoqërisë për divorcin dhe as me kulturën e vetë aktorëve të divorcuar. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu pjesë e një beteje afatgjatë emancipuese, e cila nis qysh me edukimin e njerëzve për martesa të sigurta dhe për fund të tyre pa drama, kur nuk prodhojnë më asgjë.

Viktima e sotme nuk u vra si gjyqtare, por si grua e ndarë që nuk zgjidhte dot historinë e divorcit me një burrë idiot. Ajo ishte e dënuar të jetonte në një lagje me të, të përballej me kërcënimet e tij dhe indiferencën tonë. Fakti që vrasësi është liruar nga drejtësia, megjithëse duket dramatik, nuk është thelbi i çështjes, pasi ai mund ta kishte vrarë edhe nëse lirohej pas një viti nga burgu, sipas dënimit.

Problem është fakti që divorci në Shqipëri është një problem i zgjidhur me ligj dhe i pazgjidhur nga shoqëria, shteti, familja, dhe mbi të gjitha nga pikëpamja financiare. Divorci kushton. Fatkeqësisht, shpesh herë dhe jetën. Ndaj para tij duhet të mendohen të gjithë, shteti, shoqëria, individët. Është sëmundje luksoze e shoqërive të reja e të pafuqishme si e jona. Nuk është çështje emrash, biografish apo OJQ-sh, më së paku OJQ-sh. Ato janë neveria e kësaj zhurme.

/gazetatema.net/

Etiketa: divorcetDivorci kushton!Luan LushaMero Bazeneveriaskandaloze

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
4 turistet zhvishen në Theth, fotoja çmend internetin

4 turistet zhvishen në Theth, fotoja çmend internetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

09:15 | 14/05/2026
Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

08:59 | 14/05/2026
Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

08:21 | 14/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:03 | 14/05/2026
Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

07:57 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –
  • Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –
  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –
  • Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –
  • Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com