Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu: Të gjithë këtyre luftëtarëve iu kemi një borxh të madh

Nga Klodiana 0

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

Manastirliu bën thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës. Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, mbyll videon falenderuese Manastirliu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej