Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Diskutim i 1980-ës në OKB/ Foto e rrallë e ministrave dhe ish-ministrave të Jashtëm shqiptarë

Nga Media 0

Nga Armand Plaka

Foto e rrallë marrë nga arkivat e OKB-së, shfaq ish-ministrin e Punëve të Jashtme të RPSSH, Nesti Nase ( majtas), ndihmësin e tij, zv/ministrin e Puneve të Jashtme e me pas ministër i Punëve të Jashtme, Reis Malile (në qendër) dhe (djathtas) Abdi Baletën, ish-kreun e Misionit Shqiptar në OKB gjatë periudhës moniste, duke marrë pjesë në diskutimet e një sesioni të OKB-së, në çelje të sesionit të ri në shtator 1980.

Vetëm pak kohë më pas Nesti Nase do të shkarkohej e do të akuzohej si pjesëtar i grupit të “poliagjentit” Mehmet Shehu, ku i shpëtoi për fije dënimit me vdekje, ndërsa vendin e tij do ta zinte zëvendësi i tij, Reis Malile, i cili do ta mbante këtë post deri më 21 shkurt 1991, për t’ia lënë vendin Muhamet Kapllanit.

Abdi Baleta, pas ardhjes së demokracisë, në vitet 1991-1996 u angazhua si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë me të cilën më pas pati edhe divergjenca të forta. Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i gazetës së përjavëshme nacionaliste “Rimëkëmbja”, që botohet në Tiranë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej