Diplomacia ekonomike, parole, parole, parole! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomacia ekonomike, parole, parole, parole!

12:09 | 22/11/2017
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

“Puna ime matet me sa investime të huaja sjell në Britani, politikën e bën Amerika” – kjo ngjarje anekdodike e ndodhur më shumë se 10 vite më parë ,- është këshilla e një ambasadori britanik ndaj kolegut të tij shqiptar. Puna e “shqiptarit” matet me numrin e takimeve të nivelit të lartë politik mes dy vendeve.
Nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë. Ekonomia është së fundmi në fokus dhe një ditë e plotë në takimin vjetor të ambasadorëve ju kushtua diplomacisë ekonomike.
Diplomatët shqiptarë tashmë duhet të mendojnë për investimet e huaja që do të sjellin në Shqipëri!
Por, duket se ky prioritet i ri më shumë i shkon përshtat thënies “e lehtë si puna e tjetrit”, sesa një plan i mirëmenduar që një ditë do të japë frute.
Së pari, kur flasim për prioritet, demagogjinë/propagandën nga seriozitet e ndan buxheti! Nëse kemi sërish të njëjtën buxhet për diplomacinë, të njëjtin staf atëherë vjen pikëpyetja e parë e madhe.
Së dyti, është keqkuptimi se diplomatët janë njerëz pa punë.
Nëse merr në konsideratë, numrin e diplomatëve në vende si Greqia, Italia, apo Gjermania, ku ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, atëherë kupton se me 4 apo 5 diplomatë nuk mund të:…

Përfaqësosh vendin në aktivitetin diplomatik
Sjellësh investime të huaja.
T’i shërbesh komunitetit shqiptar prej 200, 500 apo 700 mijë banorësh.
Të identifikosh diasporën e vjetër dhe të re.
Të informosh për situatën në vendin ku je akredituar.
Të kërkosh treg për biznese shqiptare.
Të interesohesh për takimet në nivel të lartë mes dy vendeve.
Të presësh e të përcjellësh në aeroporte zyrtarët shëtitës të Shqipërisë.
Të presësh çdo qytetar që kërkon të të takojë.
Të kryesh detyra që nuk i dimë dhe nuk kemi pse t’i dimë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk di çfarë mendon dhe si i përgjigjet një diplomat pyetjes: “çfarë pune bëni ju?”
Është thjesht e pamundur! Edhe robotit Sofia, po t’i jepej kjo listë do të tundte kokën në shenjë mohimi!
Në një botë ku nuk mungon informacioni, investitorët potencialë më shumë i besojnë agjencive të specializuara sesa panoramës së “ndritur” të diplomatëve.
Para se të kërkojmë nga diplomatët tanë ardhjen e invistitorëve të huaj, duhen pyetur shoqatat e biznesit të huaj në Shqipëri dhe nëse ata pyeten kanë shumë për të thënë: si për nivelin e taksave që është më i lartë në rajon, si për problemin e pronësisë që është unik në kontintent si për nivelin e administratës që nuk gjen të dytë as në librat komikë.
Shqipëria nuk është tokë e panjohur, as kërthiza e botës dhe as gëzon pozicion strategjik. Vendi nuk ofron mjedis të sigurtë ligjor dhe mungojnë shtysat për të thithur/joshur investimet e huaja.
Ka një sërë strukturash në Shqipëri, që nga ministritë dhe agjencitë e ndryshme që kanë detyrë funksionale tërheqjen e investimeve të huaja. A thua shkëlqyem këtu dhe tashmë ka mbetur që dorën e fundit ta japin diplomatët?
Diplomatët shqiptarë janë më të keq paguarit dhe më të kronometruarit sa naftë harxhon makina e tyre.
Makina e diplomacisë mund të marrë drejtim dhe shpejtësi tjetër, vetëm nëse diplomacia ekonomike e trumpetuar kaq shumë këto ditë nuk do të ketë kujdesin që pati diplomacia kulturore, diplomacia publike apo diplomacia parlamentare! Përndryshe: Parole…Parole…Parole!

Etiketa: demagogjiDiplomacia ekonomikekërthiza e botësLutfi Dervishiparole... parole... parole!propagandëshoqatat e biznesit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
17 shfaqje me Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio i jep lamtumirën pasarelave

17 shfaqje me Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio i jep lamtumirën pasarelave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

11:38 | 05/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

11:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com