Diktatori Enver Hoxha/ I dha dhuratë nënës gjirokastrite, dy ditë më pas i pushkatoi djalin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diktatori Enver Hoxha/ I dha dhuratë nënës gjirokastrite, dy ditë më pas i pushkatoi djalin

06:37 | 17/02/2020
në Kryesore
0

Ishte data 28 dhjetor 1947. Myfit Kashahu ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës për një takim shumë të vështirë. Pak ditë më heret ishte arrestuar i vëllai, Aqif Kashahu. Ishte arrestuar më 22 Shtator 1946. Pas torturash përgjatë një viti, ishte shpallur armik i popullit me akuzën: “Si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”.

Myfit Kashahu kishte qënë shok fëmijërie por edhe bashkënxënës në Gjorkastër e Korçë dhe më pas bashkëstudent me Enver Hoxhën Në francë. Në vitin 1947, Myfiti ishte gjyqtar në Vlorë sepse ën Francë kishte sturiuar për jurispodencë. Kështu u nis nga Vlora drejt Tiranës me qëllim për të takuar diktatorin dhe me shpresën se do ta ndihmonte, si shok fëmijërie e rinie. Do ti kërkonte ti falej jeta të vëllait Aqifit, I cili gjithashtu kishte qënë shok fëmijërie me Enver Hoxhën.

Kur mbërriti në Tiranë, te Komiteti Qëndror, po priste me frikë e antkh pranë derës së diktatorit. Kishte marrë përgjigjen positive se enver hoxha do të priste. Po qëndronte tek dera duke sjellë në vëmëndje gjtihë kujtimet e tij me diktatorin, kur ndanin bukën bashkë e kur gëzonin kohën kur fituan të drejtëne studimit.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kur u hap dera dhe u shfaq miku I tij I kohëve të fëmijërisë dhe rinisë, Myfiti kish shpresuar se do të mund ta shpëtonte të vëllanë sepse diktatori e pri me buzëqeshje.

Takimi me diktatorin!

Hë Myfit si je? Si shkon me punen? E kish pyetur me buzëqeshje diktaroti. Myfiti disi I shpenguarnga mikpritja kish hyrë drejt e në temë: mirë jam Enver, nuke di a e ke marrë vesh se Aqifi është arrestuar dhe e mbajnë në burg te “shtatë penxheret” tin a njeh mirë sepse jemi rritur bashkë, Aqifi ska bërë asgjë.

Ju njoh si nuk u njoh: ish përgjgjur diktatori, “në se ke ardhur për këtë punë kot je munduar, duhet të kini besim te partia. Po teta Haxheja si është?

“Si të jetë” I ishte përgjijur Myfiti, “ e merakosur për djalin”

“E kujtoj ngahera teto haxhenë gojëmbël por i thuaj të mos bëhet merak. Meqe jemi në prag festash po të jap një dhuratë tia dërgosh”.

Ishte larguar në një dhomë tjetër ngjitur për tu shfaqur pajk çaste më pas me një pako në dorë për nënë Haxhenë.

“Të fala bëj Nënë Haxhesë e thuaj të mos merakoset”.

Me këto fjalë, Myfiti u nis drejt Gjirokastrës I çliruar dhe I sigurt se jeta e të vëllait nuk ishte më në rrezik. Sapo mbërriti në shtëpi e priste nënë Haxheja e shqetësuar për fatine të birit, Aqifit. Pasi dëgjoi nga Myfiti se Enveri I kishte dhënë garanci, nënë Haxheja ishte çliruar. Më pas ajo do të hapte edhe dhuratën që I kishte dërguar diktatori. Ishte një shifon I zi dhe një palë qorape të zeza. Nëna e shkretë e kuptoi mesazhin orgurzi të djalit problematik të Palortosë dhe lëshoi një ofshamë dhimbje. Dy ditë më pas, gjykata e Gjirokastrës e dënoi me pushkatim Aqif Kashahun.

Dita e gjyqit!

Kur prokurori Vangjel Pecani uluriste si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashahun, Po pushkatohej pa bërë asnjë faj. Teto Haxheja, e ëma e Aqif Kashahut, ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme, ku vendosej vdekja e bijve më të mirë. Kishte ardhë e paftuar në atë sallë. Ndërsa nënë Haxheja qante, një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia, për vdekjen e armikut të popullit. Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe, që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtrese injorante të shoqërisë shqipëtare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.

Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e gjyqit të Aqif Kashahut: “I pandehur – i tha kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri. Shkruaj, – i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon. Më poshtë pastaj, foli prokurori: ǒdoje të tregoje mbi Anglinë? Anglia është ndër shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar, – tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin, mustaqe madhin që do t’ju shpjerë në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret. Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo, askush. Kjo është një idil, as nuk preket e as nuk shihet. S’është gjë tjetër, veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin. ǒpritet nga muzhiku, zoti Prokuror, kur mender jush, nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që t’i mbjellin rrugës për t’ju bërë hije. Kurse ne, zoti prokuror, na gërryen zorrët nga uria. Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika, sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur. Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar koka e këtij të pandehuri ka lakra, drejtësia jonë do t’ia shkulë, po Zërin e së vërtetës nuk mund t’ia shkulni dot! – tha Aqifi – dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

Pushkatimi

Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës, më 30 dhjetor të vitit 1946, në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë. Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin Kashaun dhe e degdisën në periferi të qytetit, për ta pushkatuar e për t’ia tretur eshtrat në harresë.

Shënim: Historia mbështetet në një artikulli botuar në radiandradi që i referohet librit “memorie, mbresa dhe kujtime” me autor Tajar Kokalari si dhe rrëfimit të profesor Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.

/kujto.al/

Etiketa: Aqif Kashahudiktatorienver hoxhaKomiteti QendrorPushkatimiTirane

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Dua t’i shoh shqiptarët në paqe”/ Meta thirrje kryeministrit: Edi reflekto!

Meta sulmon ashpër/ "Paketa Anti-KÇK, një grusht shteti"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com