Një automjet është përfshirë nga flakët rreth një orë më parë në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet.
Policia dyshon se zjarri ka qenë aksidental si pasojë e një defekti.
Në momentin e djegies makina ishte e parkuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani” është përfshirë nga flakët në parkim, automjeti në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë alsidental si pasojë e një defekti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.