Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në Rrugën e Kombit. Deri më tani mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa njerëzit që udhëtonin në mjet, kanë dalë të pa dëmtuar.
Zjarrfikësja e Mirditës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shuarjen e flakëve. Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje.