Një cigare e ndezur e hedhur në kosh ka përfshirë në flakë 2 kosha mbeturinash në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë këtë të enjte rreth orës 13:00.
Përhapja e flakëve rrezikonte banorët pasi pranë koshave ishte një kabinë e elektrike.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur në kohë duke bërë të mundur parandalimin e një situate më të rëndë.
Banorët pasi kanë parë tymin e madh dhe flakët janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë për të parë se çfarë po ndodh.
Tashmë raportohet se situata është nën kontroll dhe zjarri është shuar plotësisht.