Diferenca prej 58 mijë votash në Tiranë jo reale, ja çfarë ndodhi me zgjedhjet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diferenca prej 58 mijë votash në Tiranë jo reale, ja çfarë ndodhi me zgjedhjet –

20:45 | 24/05/2023
në Uncategorized
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se shifrat e zgjedhjeve nuk përkojnë fare me realitetin në terren, dhe shkak për këtë sipas tij është pikërisht presioni dhe intimidimi që i është bërë njerëzve, duke nisur që nga administrata publike, te bizneset e vogla e të mesme, e deri te njerëzit e thjeshtë.

Në studion e A2Cnn, Këlliçi tha se nuk pretendon që janë të blera 58 mijë vota, aq sa është edhe diferneca mes tij dhe Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit, por sigurisht që ka pasur një intimidim të jashtëzakonshëm.

“Pjesa dërrmuese e administratës shtetërore është në Tiranë. Administrata e Bashkisë së Tiranës ka qenë e gjitha e shpërndarë në patronazhim në kuti të ndryshme në Tiranë. Masakra më e madhe ka ndodhur në rrethina dhe në zonat periferike”, theksoi Këlliçi.

Këlliçi, kur jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, ju keni pasur disa deklarata nga e hëna e shkuar deri më sot, por sot ndoshta e shihni edhe më ftohtë rezultatin e humbjes me 58 mijë vota diferencë me Erion Veliajn. E keni bërë një analizë të vetes dhe të palës që ju përfaqësuat në këto zgjedhje?

Këlliçi: Sigurisht, unë çdo ditë jam në takime me strukturat e PD, me qytetarë, duke kërkuar të gjej një përgjigje sa më të plotë mbi këtë rezultat që ka ndodhur në Tiranë, që ju garantoj që nuk pasqyron aspak realitetin në terren dhe situatën në Tiranë. Por, shifrat janë ato që janë dhe ne çdo ditë po hetojmë në lidhje me faktet, me provat, për parregullsitë e shumta që janë shënuar në këtë proces zgjedhor.

Sot për shembull kam marrë një të dhënë sipas të cilës, në një nga zonat e Tiranës, më saktë në Njësinë nr.5, te zona prapa “Pallatit me Shigjeta”, ku ka një përqendrim shumë të madh të komunitetit rom, rezulton që forcë e parë është PSD-ja e Tom Doshit, dhe unë nuk e di se çfarë programi ka pasur, çfarë oferte ka pasur dhe çfarë ka premtuar për këta banorë.

Por, cila ka qenë arsyeja që PSD-ja ka thyer rekorde në këto zgjedhje?

Këlliçi: Ka blerë vota, fare e thjeshtë. Ndërkohë, dje kam marrë të dhënat për burgun e grave, ku unë kam marrë vetëm një votë, atë të një vëzhguesi dhe 99.9 për qind të votave kanë qenë për kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj. Kështu që, të dhëna si këto pasqyrojnë tablonë e një farse të madhe që ka ndodhur në 14 maj në Tiranë.

Të një presioni si asnjëherë më parë ndaj administratës publike, ndaj biznesit të vogël. Ndaj edhe unë u fokusova shumë gjatë fushatës sime te biznesi i vogël dhe i mesëm, por mesa duket intimidimi dhe presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo nuk lë jashtë sigurisht përgjegjësitë që ka vetë Partia Demokratike, që ka vetë opozita për vetë faktin që ne nuk arritëm të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Sigurisht që ka një arsye se përse vetëm në Tiranë partia e vulës nxori një kandidat, kjo për faktin se ishte Erion Veliaj dhe i duhej bërë më e lehtë atij. Ndaj unë pata një kandidat përballë që më shumë më sulmonte mua, sesa Veliajn.

A besoni vërtet që 58 mijë vota mund të jenë të blera, me intimidime, me presione?

Këlliçi: Jo, nuk janë të blera 58 mijë vota, por sigurisht që ka pasur një intimidim të jashtëzakonshëm. Pjesa dërrmuese e administratës shtetërore është në Tiranë. Administrata e Bashkisë së Tiranës ka qenë e gjitha e shpërndarë në patronazhim në kuti të ndryshme në Tiranë. Masakra më e madhe ka ndodhur në rrethina dhe në zonat periferike.

A mund të më thoni se sa është kjo shifër që ju thoni se është e blerë?

Këlliçi: Unë në Tiranë kam fituar 96 qendra votimi, që në pjesën dërrmuese janë të fokusuara në kryeqytet, zona ku ka qenë shumë e vështirë të depërtonte leku, apo të bliheshin vota dhe kam fituar 8 kuti në zonën e Kasharit, zonë ku kam qenë deputet, një kuti në Farkë dhe një kuti në Vaqarr.

Dhe në pjesën tjetër, sa më shumë shkon nëpër komuna e fshatra, fillon dhe thellohet diferenca e kryebashkiakut që arrin deri në 80 për qind në zonën e Zall Herrit, apo në Krrabë, apo në Ibë. Këto janë shifra konkrete, shifra reale.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ndërron jetë këngëtarja e njohur –

Ndërron jetë këngëtarja e njohur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –

15:37 | 09/05/2026
Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

15:05 | 09/05/2026
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra –

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –

14:47 | 09/05/2026
Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –

13:45 | 09/05/2026
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –

13:37 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –
  • Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –
  • Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –
  • Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –
  • LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –
  • Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –
  • Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com