Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk do i ndërpresim kurrë protestat pa dërguar Lubi Ballukun në burg dhe Edi Ramën para gjyqit! –

13:29 | 09/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

U shfaq jo profesionale! –

Në komunikimin e fundjavës me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të mbarojnë kurrë, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ramën në tribunën e të pandehurit në sallën e gjyqit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Berisha tha se nëse opozita hesht, veçse sa do të çimentohej edhe për dy dekada pushteti i Edi Ramës.

‘Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën’, u shpreh lideri demokrat.

Pyetje: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e PD në terren. Ato nuk po e bëjnë punën siç duhet për të qenë në një linjë me ju…

Sali Berisha: Faleminderit për vërejtjen. Jemi në një situatë terrori, e vërteta është, ta dinë shqiptarët.

Një terror real ushtrohet nga narkoqeveria me të gjitha mjetet që njerëzit të heshtin.

Një terror ushtrohet që të komprometohen sa më shumë kundërshtarët dhe ky është një realitet jo i shpikur nga unë, por ky është një realitet i pamohueshëm.

Por ajo që i them çdo demokrati e demokrateje, se sot rruga dhe shpresa e vetme është protesta jonë.

Se në qoftë se ne heshtim, ne veçse çimentojmë edhe për dy dekada pushtetin e Edi Ramës.

Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën.

Heshtja jonë do ishte shuarja jonë.

Edi Rama nuk do donte asgjë më shumë, dhe ishte i gatshëm për çdo shpërblim ndaj PD, në oftë se ajo do heshtte ndaj tij.

Ndaj dhe strukturat e PD, demokratët, është e vërtetë, duhet të organizohemi më mirë.

Duhet ta kemi të qartë se po luftojmë me një diktaturë.

Dhe lufta me një diktaturë është lufta më e vështirë, por është gjithashtu edhe misioni më i rëndësishëm që mund të përmbushë një njeri ndaj vetes së tij, familjes së tij, dinjitetit të tij dhe vendit të tij.

Kam besim shumë se PD, strukturat e saj, e faktuan në tetë kryengritje paqësore dhe jam i bindur se këto do të vazhdojnë gjer në përmbysjen e Edi Ramës.

Misioni ynë është misioni i përmbysjes së këtij regjimi dhe rikthimit të votës së lirë.

Nuk e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg, pa Edi Ramën para gjyqit. Atje ku e ka vendin.

Ta dinë. Ne u themi haptazi, të bëjë çdo gjë, por asgjë në botë nuk na bën të tërhiqemi ne nga këto objektiva ndaj një qeverie që nuk ka asnjë legjitimitet.

Ju lutem, a e lexuat raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian?

Ky raport, për të gjithë ata që njohin ABC-në e doktrinës, e të drejtës elektorale, e zgjedhjeve, në dy rreshtat e parë deklaron se zgjedhjet në Shqipëri ishin në kushtet e partisë-shtet.

Lexoni rreshtin ku thotë, se ka një modifikim të fortë, legjislacioni elektoral shqiptar, thotë, përgjithësisht lejon zgjedhje kompetitive. I lejon legjislacioni, por çfarë ndodhi? Ndodhi, thotë, që linja ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë u shua.

Pra, ata që kanë jetuar në diktaturën komuniste e dinë se partia-shtet bënte zgjedhjet.

Edhe kësaj radhe në Shqipëri, zgjedhjet u zhvilluan nga partia- shtet, ndaj ishin farsë.

Përveç këtyre, mendoj se në atë raport ekziston në çdo paragraf hija e zezë e damkosur e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë me çdo kusht dhe do qëndrojmë.

Dhe nuk ka fat më të madh, ua them unë ju demokratë e demokrate, mbështetës tanë, unë e kuptoj që jeni të lodhur, jeni të dëshpëruar, jeni të dekurajuar, por ta dini mirë se nuk ka fat më të madh se sa të luftojmë këtë regjim.

Dhe ne do ta bëjmë atë.

Të Lidhura

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

nga 27
15:30 | 01/06/2026
0

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

nga 27
14:51 | 01/06/2026
0

Në ambientet e Kinemasë Millennium u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e dokumentarit kushtuar ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare,...

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

nga 27
14:47 | 01/06/2026
0

Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i...

U shfaq jo profesionale! –

U shfaq jo profesionale! –

nga 27
13:59 | 01/06/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në...

Para
LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente –

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

15:30 | 01/06/2026
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

14:51 | 01/06/2026
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

14:47 | 01/06/2026
U shfaq jo profesionale! –

U shfaq jo profesionale! –

13:59 | 01/06/2026
PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

13:43 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –
  • Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –
  • Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –
  • U shfaq jo profesionale! –
  • PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –
  • Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –
  • Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com