Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i vinte flakën vetes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës, teksa shqiptari kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes dhe apartamentit në Corso Vercelli ku ishte kyçur brenda, pasi kishte derdhur benzinë.
Protagonisti i incidentit, është një punëtor 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili me sa duket vendosi t’i jepte fund jetës pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Alarmi u dha rreth orës 22:30 dhe disa patrulla zjarrfikëse mbërritën menjëherë në Corso Vercelli 368 dhe u përpoqën të shkonin në apartament.
Negociatorët e karabinierëve u vendosën jashtë dhe filluan të flisnin me punëtorin, ku pas tre orëve të lodhshme negociatash, 48-vjeçari vendosi të hiqte dorë nga plani i tij i zjarrvënies dhe t’u dorëzohej ushtarakëve, mjekëve dhe infermierëve të shërbimit të urgjencës mjekësore, të cilët më pas e transportuan atë në dhomën e urgjencës për vlerësim të mëtejshëm.
Zjarrfikësit më pas arritën të lironin apartamentin, ku burri kishte derdhur disa litra benzinë në mobilie dhe dysheme./ La Stampa.










